Në Tropojë polici qëllon edhe për këtë arsye

Në Tropojë polici qëllon edhe për këtë arsye

193
0
Shares

Një polic në komisariatin e Tropojës qëlloi sot me armë zjarri kushëririn e tij pas një konfliktit në qytezën e Fierzës.

“Më datë 05.07.2016, njoftohemi nga salla e operative Tropojë se në fshatin Fierzë, Tropojë, shtetasi Zef Pepkolaj, banues në Tropojë, punonjës i Policisë së Komisariatit Tropojë, ka plagosur me armë zjarri në këmbë kushëririn, shtetasi, Sokol Pepkolaj, 54 vjeç, banues në fshatin Raj Fierzë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Blutë bëjnë me dije se i plagosuri ndodhet në Spitalin e Tropojës, jashtë rrezikut për jetën.

Konflikti ndodhi për motive të dobëta. Autori i dyshuar për plagosjen është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Tropojë, ku po punohet zbardhjen e plotë të ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY