Dashi
Vazhdon ndikimi negativ i Afërditës në marrëdhënien tuaj në çift dhe është ylli i dashurisë që mund të bëjë t’ju vijnë mendime të zymta. Beqarët do realizojnë disa takime që i kanë ëndërruar dhe jeta do marrë tjetër drejtim. Financat do jenë të qëndrueshme.
Demi
Sot duket se do t’ju duhet të bëni gjithçka vetë në marrëdhënien tuaj në çift, pasi partneri/ja nuk ka dëshirë t’ju dëgjojë e ndjekë. Hëna sot ju bën romantikë. Beqarët gjithçka do e kenë në dorën e tyre, nuk duhet të shmangin takimet. Në planin financiar fati do jetë me ju.
Binjakët
Marsi sot është në një pozicion të mirë për të dashuruarit, por stimujt e tij janë tepër të fuqishëm, prandaj kini kujdes të mos bëheni agresivë. Beqarët pavarësisht ftesave të shumta do mbeten ende me të njëjtin status. Në planin financiar tregohuni të kujdesshëm me shpenzimet.
Gaforrja
Shenja juaj sot do të jetë e dominuar nga një Hënë shumë e paqëndrueshme dhe nga kjo ka shumë të ngjarë ta pësojë humori juaj që do të luhatet. Mundohuni të evitoni diskutimet me partnerin/en. Beqarët do ndihen të pasigurt dhe rrinë ende vetëm. Financat e mira.
Luani
Problemi juaj kryesor sot mund të jetë komunikimi, pasi nga njëra anë është Hëna që rrit shumë sensibilitetin tuaj dhe nga ana tjetër Mërkuri duket se jua mjegullon gjykimin. Beqarët do ndihen të dëshiruar nga të tjerët dhe ftesat do jenë të pafund. Në planin financiar parashikohen probleme të njëpasnjëshme.
Virgjëresha
Edhe problemet më të vogla me partnerin/en, sot do t’ju duken sa një mal, për shkak të një Marsi që ju bën të keni tendencën për të zmadhuar gjërat. Beqarët sot do mund t’i shprehin ndjenjat e tyre lirshëm ndaj atyre që pëlqejnë. Financat do varen nga menaxhimi juaj.
Peshorja
Mërkuri në shenjë ndikon pozitivisht në humorin tuaj. Të favorizuara janë projektet për udhëtime, por indiferenca juaj në dashuri mund të krijojë probleme të mëdha. Mbrëmja do jetë emocionuese falë një takimi mbresëlënës. Me financat tregohuni të kujdesshëm.
Akrepi
Bëni mirë të tregoheni më të durueshëm sot me partnerin/en, pasi impenjime të shumta dhe mërzitje të vogla duken të paevitueshme. Megjithatë Marsi dhe Afërdita ndikojnë në zgjidhjen e problemeve të zemrës. Beqarët do kenë mundësi vetëm për aventura kalimtare. Financat do jenë të stabilizuara.
Shigjetari
Mërkuri dhe Urani ju bëjnë tepër kreativë, dëfryes dhe tepër të shoqërueshëm. Në dashuri do të merrni përkujdesje të ëmbla. Beqarët nuk do hedhin asnjë hapë pa qenë të sigurtën edhe pse takimet do jenë të shumta. Në planin financiar gjendja do jetë e mirë.
Bricjapi
Afërdita në shenjë do t’ju bëjë protagonistë në dashuri edhe pse shpenzimet mund të jenë të mëdha. Besojani gjithçka partnerit/es sot. Beqarët janë mërzitur me statusin e tyre dhe do bëjnë çmos për ta ndryshuar. Marsi do sjellë shumë probleme me financat.
Ujori
Disa probleme tuajat, sidomos në punë ose në sektorin ekonomik, mund të zgjidhen mrekullisht. Ndërsa në jetën sentimentale do të përballeni me situata komprometuese dhe raporte të thyera. Beqarët do gjejnë princin e tyre të kaltër. Në planin financiar tregohuni të kujdesshëm me menaxhimin.
Peshqit
Me Marsin në shenjë nuk mund të prisni një ditë të qetë. Puna, dashuria dhe impenjime të çdo lloji, mund t’ju stresojnë vërtetë. Bëni një pushim. Beqarët nuk duhet të ndikohen nga të tjerët, por të vendosin vetë për të ardhmen e tyre. Nëp planin financiar do jeni me shumë fat .
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/