Gjykata Kushtetuese mori vendim sonte paa 1 orësh. Fiona Papajorgji, kryetarja e gjykatës lajmëroi për gazetarët se Kushtetueaja është ndarë 4 me 4 duke mos marrë vendim.
Për shkak të kësaj kërkesa e qeverisë dhe kryeministrit Rama është rrëzuar.
Më poshtë pjesë nga vendimi, te plotë lexoje këtu
“…detyrës apo shërbimit publik vlerësohet se për nga shkalla dhe intensiteti i saj ajo prek funksionin kushtetues politik të ministrit. Prandaj në balancimin e parimit kushtetues të efektivitetit të ndjekjes penale dhe atij të funksionimit të pushtetit ekzekutiv në kuptim të parimit të ndarjes dhe balancimit të pushteteve sipas nenit 7 të Kushtetutës edhe për këtë masë kërkohet dhënia e autorizimit paraprak nga Kuvendi.
Sipas qëndrimit tjetër, ngjashëm me standardin e interpretimit të pranuar nga Gjykata në rastin e regjimit të imuniteteve, i cili duhet të jetë i ngushtë/ i kufizuar, bazuar në vullnetin e kushtetutbërësit dhe reformën e vitit 2012 për zvogëlimin e imunitetit, Kushtetuta në formën e saj aktuale ka parashikuar autorizimin paraprak të Kuvendit për masat procedurale penale të parashikuara shprehimisht në nenin 73, pika 2 të saj. Në këte dispozitë nuk parashikohet masë parandalues e sigurimit të shtetit mbi detyra sipas nenit 242 të Kodit të Procedurës Penale, ndonëse lidhuse e personit dhe e ushtrimit normal të funksioneve të ministrit dhe për pasojë ndjenë-n, autoriteti themelor i Këshillit të Ministrave. Në këndvështrimin e këtij qëndrimi, neni 73 paragrafi 2 i Kushtetutës nuk duhet të interpretohet në mënyrë të zgjeruar për të përfshirë masa të tilla, i përket vlerësimit të ligjvënësit kushtetues.
Për sa më lart, Gjykata Kushtetuese vendosi:
- Rrëzimin e kërkesës.
- Heqjen e masës së pezullimit të caktuar me vendimin e Mbledhjes së Gjyqtarëve të datës 12.12.2025.
- Ky vendim është përfundimtar dhe hyn në fuqi me botimin e vendimit në Fletoren Zyrtare.
Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe nga Rregullorja për Procedurat Gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese





