Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Vdekja e 3-vjeçarit pas ndërhyrjes dentare, Prokuroria dërgon në gjyq 7 persona

06/02/2026
EMRAT & SKEMA/ Sekuestrohen 600 mijë euro, dy norvegjezët po pastronin paratë në Shqipëri
Share on FacebookShare on Whatsapp


Prokuroria e Tiranës

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq shtatë persona lidhur me humbjen e jetës së të miturit Brian Spahiu, 3 vjeç, pas një ndërhyrjeje dentare të kryer në një klinikë private në kryeqytet.

Sipas Prokurorisë, në kuadër të procedimit penal nr. 6477 të vitit 2023, janë marrë të pandehur mjekët Roland Xhaxho dhe mjekja Marta Gina që akuzohen për veprën penale ‘Vrasje nga pakujdesia’ dhe ‘Mashtrim’ e kryer në bashkëpunim. Ndërkaq, Ina Xhaxho, vajza e Ronald Xhixhos, gjithashtu mjeke akuzohet për veprat penale ‘Vrasje nga pakujdesia’, ‘Mashtrim’ e kryer në bashkëpunim dhe ‘Ushtrim i aktivitetit të paligjshëm’ .

Po ashtu, në gjyq janë dërguar edhe shtetasit E.S. dhe E.A., për veprën penale “Shpërdorim detyre”, si dhe mjekët D.A. dhe V.H., të akuzuar për “Neglizhencë në trajtimin mjekësor”.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 28 shtator 2023, kur i mituri iu nënshtrua një ndërhyrjeje dentare në 14 dhëmbë në klinikën “Splendent”, e drejtuar nga mjekët R.Xh. dhe I.Xh. Pas ndërhyrjes, fëmija është dërguar në banesë, por brenda pak orësh është paraqitur në gjendje të rëndë shëndetësore, në koma dhe me insuficiencë respiratore akute, në Spitalin e Pediatrisë në QSUT “Nënë Tereza”. Më 1 tetor 2023, 3-vjeçari ka ndërruar jetë.

Sipas aktit të riekspertimit dhe ekspertimit mjekoligjor shtesë, të kryer nga një grup ekspertësh italianë, shkaku kryesor i vdekjes ishte shoku septik i rëndë, i cili çoi në insuficiencë progresive shumëorganore. Ekspertët konstatuan shkelje të rënda të protokolleve mjekësore ndërkombëtare gjatë ndërhyrjes dentare dhe procedurës së anestezisë, shkelje që kishin lidhje të drejtpërdrejtë shkakësore me vdekjen e të miturit.

Hetimet evidentuan se ndërhyrja ishte më e gjerë nga sa lejohej për një fëmijë 3-vjeçar, ndërsa anestezia e përgjithshme kishte zgjatur rreth 5 orë. Po ashtu, është konstatuar nxjerrja e parakohshme dhe e papërshtatshme e fëmijës nga klinika, pa u marrë parasysh rreziqet që lidhen me anestezinë dhe gjendjen e tij shëndetësore.

Prokuroria bëri të ditur se dy stomatologët I.Xh. dhe M.G. kanë mashtruar prindërit e të miturit, duke i marrë pagesë për mbushjen e 14 dhëmbëve, ndërkohë që autopsia tregoi se 6 prej tyre nuk ishin mbushur. Për këtë arsye, ndaj tyre është ngritur akuza për mashtrim. Gjithashtu, rezultoi se I.Xh. ka vijuar ushtrimin e aktivitetit si stomatologe pa rinovuar licencën përkatëse.

Gjatë hetimeve janë konstatuar shkelje të rënda edhe nga ekspertë të Institutit të Mjekësisë Ligjore, si dhe nga mjekët roje të Pediatrisë, të cilët nuk kanë zbatuar protokollet mjekësore në momentin e trajtimit të të miturit. Megjithatë, sipas riekspertimit, vdekja e fëmijës nuk erdhi si pasojë e veprimeve të tyre, por nga veprimet dhe mosveprimet e mjekëve që kryen ndërhyrjen dentare.

Po ndodh

DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

Dramatike në Shkodër, plagosje me thikë, dy të rinj përfundojnë në spital

03/04/2026
“PD, përgjysmim të ngarkesës fiskale mbi naftën dhe hetim për autoritetin e konkurrencës”

“PD, përgjysmim të ngarkesës fiskale mbi naftën dhe hetim për autoritetin e konkurrencës”

03/04/2026
VIDEO/ Ish ministri Beqaj mbërrin në GJKKO për masën e sigurisë

VLORË/ Një pa jetë gjatë sherrit mes 3 personave. 63-vjeçari me dy goditje

03/04/2026
Veliaj krahason Tiranën me kryeqytetin e drogës: Më rrëmbyen si në Medelin. Procedura si e inceneratorit të Tiranës

Veliaj padit në Gjykatën Administrative prokurorin Ols Dado, tregon në seancë dëmet që i kanë ardhur Tiranës nga arrestimi i tij

03/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

Dramatike në Shkodër, plagosje me thikë, dy të rinj përfundojnë në spital

03/04/2026
“PD, përgjysmim të ngarkesës fiskale mbi naftën dhe hetim për autoritetin e konkurrencës”

“PD, përgjysmim të ngarkesës fiskale mbi naftën dhe hetim për autoritetin e konkurrencës”

03/04/2026
VIDEO/ Ish ministri Beqaj mbërrin në GJKKO për masën e sigurisë

VLORË/ Një pa jetë gjatë sherrit mes 3 personave. 63-vjeçari me dy goditje

03/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.