Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

GJKKO çon në shtëpi Xhelal Rrajën, vëllain e ish deputetit të PS

04/02/2026
GJKKO çon në shtëpi Xhelal Rrajën, vëllain e  ish deputetit të PS
Share on FacebookShare on Whatsapp

Xhelal Rraja

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi sot zëvendësimin e masës së sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest në shtëpie” për Xhelal Rrajën, vëllain e ish-deputetit të PS-së, Rrahman Rraja.

Vendimi u mor nga trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët Erjon Bani, Flora Hajredinaj dhe Bib Ndreca, të cilët pranuan kërkesën e paraqitur nga Rraja për ndryshimin e masës së sigurisë të vendosur më herët në maj dhe korrik të vitit 2024. Masa e re ndaj tij është caktuar në bazë të nenit 237 të Kodit të Procedurës Penale.

Sipas vendimit të gjykatës, Xhelal Rraja nuk lejohet të largohet nga banesa dhe nuk mund të komunikojë me persona të tjerë, përveç atyre që bashkëjetojnë me të. Zbatimi dhe mbikëqyrja e masës do të kryhet nga komisariati i policisë që mbulon zonën e banimit të tij.

Xhelal Rraja është vëllai i ish-deputetit Rrahman Rraja, i arrestuar më 10 korrik 2024 në kuadër të dosjes “Revanshi”, ku akuzohet për veprat penale të “grupit të strukturuar kriminal” dhe “sigurimit të kushteve për të kryer vrasje” ndaj ish-deputetit Arben Ndoka.

Sipas SPAK, Arben Ndoka ishte planifikuar të ekzekutohej në janar të vitit 2021, në momentin kur do të shkonte për ngushëllim tek një i njohur i tij. Në këtë plan dyshohet se janë përfshirë Durim Bami, Endrit Dokle, Xhelal Rraja dhe Marklen Haka.

Po ndodh

Masa të rrepta sigurie në gjykatën e Tiranës, mbeten në burg Elvis e Gjon Shkambi

I rrëmben armën policit dhe qëllon mbi të. Çfarë ndodhi këtë mbrëmje në Kuçovë

18/05/2026
Izraeli arrestoi shqiptarin në flotiljen e ndihmave për Gazën, reagon Tirana

Izraeli arrestoi shqiptarin në flotiljen e ndihmave për Gazën, reagon Tirana

18/05/2026
Protesta e madhe në Shkup për gjuhën shqipe në Universitet

Protesta e madhe në Shkup për gjuhën shqipe në Universitet

18/05/2026
Degët e PD, gati për zgjedhjen e kryetarit, 77 degë referendum për Berishën

Degët e PD, gati për zgjedhjen e kryetarit, 77 degë referendum për Berishën

18/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Masa të rrepta sigurie në gjykatën e Tiranës, mbeten në burg Elvis e Gjon Shkambi

I rrëmben armën policit dhe qëllon mbi të. Çfarë ndodhi këtë mbrëmje në Kuçovë

18/05/2026
Izraeli arrestoi shqiptarin në flotiljen e ndihmave për Gazën, reagon Tirana

Izraeli arrestoi shqiptarin në flotiljen e ndihmave për Gazën, reagon Tirana

18/05/2026
Protesta e madhe në Shkup për gjuhën shqipe në Universitet

Protesta e madhe në Shkup për gjuhën shqipe në Universitet

18/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.