Freskida Halilaj
Ministria e Punëve të Brendshme ka vendosur shkarkimin nga detyra të drejtoreshës së IdentiTek, Freskida Halilaj. Deri në këto momente, nuk janë bërë publike arsyet zyrtare të këtij vendimi.
Freskida Halilaj ishte emëruar në krye të IdentiTek në muajin nëntor të vitit 2024, duke ushtruar këtë funksion për më shumë se një vit.
Para saj, drejtimin e këtij institucioni e ka mbajtur Loina Prifti, ndërsa gjatë ditës së sotme pritet të bëhet emërimi i drejtuesit të ri.
IdentiTek është institucioni përgjegjës për regjistrimin, prodhimin dhe shpërndarjen e dokumenteve biometrike për shtetasit shqiptarë, si dhe për shtetasit e huaj me banim të përhershëm ose të përkohshëm në Republikën e Shqipërisë.




