Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Berisha në Kuvend, u lexon socialistëve Hannah Arendt: Ja pse ju socialistë jeni e keqja banale

03/02/2026
Berisha në Kuvend, u lexon socialistëve Hannah Arendt: Ja pse ju socialistë jeni e keqja banale
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kreu i PD, Sali Berisha ka folur sot në Parlament duke u cituar socialistëve Hannah Arendt rreth të keqes banale ose ndryshe, e keqja që vjrn nga njerëz që nuk mendojnë por veçse zbatojnë urdhërat.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS/ Ju jeni e keqja banale, zbatoni si automat urdhrat e Ramaduros dhe bëheni shërbëtorë të Lubisë

Sot do sjell tek ju konstatimin e filozofes së shquar gjermane, Hannah Arendt.

Kjo filozofe e shquar, ndër më të mëdhatë e shekullit të shkuar, në vitet ’60 vendosi të ndjekë gjyqin kundër Eichmann, një nazist që kishte përcjellë në furrat e djegies dhe dhomat e gazit miliona hebrenj.

Arendt u ul në sallën e gjyqit dhe ndoqi të gjithë seancat.

Mirëpo, për habinë e të gjithë atyre që prisnin konkluzionet e saj, kjo filozofe e madhe doli me përfundimin se kemi të bëjmë me banalitetin e të keqes apo të keqen banale.

Pra, sipas saj, në rastin e këtij burokrati xhelat nuk ishte një monstër, por ishte një njeri që nuk mendonte.

Ishte një automat që zbatonte urdhrat siç i vinin.

Ndaj Hannah Arendt la si trashëgimi filozofike të saj, doktrinën e të keqes banale.

E keni të shkruar secili prej jush në ballë.

Ja, po të lexoj unë në ballet tuaja, lexoj e keqja banale, me të cilën ju në mënyrë të verbër mbështesni korrupsionin, bëheni shtylla të sistemit të gjakpirjes së qytetarëve.

Ju bllokoni heqjen e imunitetit të një njeriu, që të paktën 1.2 miliardë me këto dosje gjer tani, me patronin e saj ua ka vjedhë shqiptarëve.

Çfarë thotë Arendt janë personazhet e të keqes banale?

Njerëz që nuk mendojnë. Automatë që nuk mendojnë.

Nuk ndjejnë përgjegjësi.

T’u bëj një pyetje tani: a jeni secili prej jush prej tyre tani në këtë moment që mbroni Lubi Ballukun? Si u duket vetja juaj?

U kërkoj të lexoni sa të dilni nga kjo seancë të keqen banale dhe të shihni se si jeni prototipi i saj.

Po si ka mundësi? Po ç’të lidh ty që po të nxirrte nga partia, që të mos ngresh zërin tani?

Mirë kjo tjetra që ia ka falur shpirtin dreqit, nuk kam çfarë them për të, por ju të tjerat që bëheni avokate të saj?

A e kuptoni ju se ç’do të thotë të bllokoni imunitetin e një njeriu?

A e kuptoni se ç’do të thotë të përdorni imunitetin si mburojë për vjedhjen e shqiptarëve?

A mendoni ju se çfarë zemërimi dhe revolte të jashtëzakonshme krijoni tek qytetarët që mezi mbyllin ditën për kafshatën e gojës? Që mezi mbyllin muajin, që nuk blejnë dot ilaçet e tyre, që vdesin spitaleve se ua vidhnin ilaçet njësoj siç Tanerdie i vidhte ushtarët e plagosur dhe të vrarë në Vaterlo.

Çfarë jeni ju? E keqja banale.

Si e pranoni ju këtë pozicion?

Ku është? Nuk është.

Ja, ku këtu mbrapa është përfaqësuesi i saj, që del dhe i bën avokati ministrit sepse ministri nuk mbrohet dot.

Po në qoftë se i keni analfabetë, mos i vini ministra.

Po a keni përgjegjësi ju ndaj vetes, ndaj familjes tuaj, ndaj fëmijëve tuaj, ndaj njerëzve tuaj, ndaj zgjedhësve tuaj? A ndjeheni të përgjegjshëm apo jo?

Ja, u shoh unë ju.

A bëtë reagim ju nga 6 mijë familje që përmbysën një Durrës dhe rrethe të tjera dhe nuk u keni dhënë asnjë qindarkë?

A jeni ju e keqja banale e vendit apo jo?

Si mund të pranoni ju? Si mund të diskutoni ju kur të përmbyturve nuk u keni dhënë asnjë kacidhe?

A i përfaqësoni ju ata?

Jo mor jo, ju jeni e keqja banale, njerëz që nuk ndjeni asnjë përgjegjësi, që nuk mendoni dhe zbatoni si automat urdhrat e Ramaduros.

Nuk është kjo për çfarë qëndroni këtu.

Po a ka gjë më të turpshme se sa të bëhesh shërbëtor i Lubi Ballukut?

A e dini ju se ajo u urren ju?

Dhe ju këtë e dini por prapë e mbroni?

A e dini se e ka kapur kreun tuaj për koke dhe këmbësh dhe ju prapë e mbroni?

Sepse u detyron kryekorruptori.

Nuk duhet të vini si automat këtu ju.

Ç’është kjo?

Ky është një akt depersonalizimi.

Njerëz që nuk mbani asnjë përgjegjësi ndaj shqiptarëve, ndaj vetes tuaj, ndaj familjeve tuaja.

Se unë nuk mund të them se jeni të gjithë të përzier në Tunelin e Llogarasë? Se nuk jeni të gjithë të përzier tek Unaza e Madhe.

Po pse i merrni ju përsipër këto ju?

Se të vidhni edhe ju pak, ndryshe nuk ka kuptim.

Kjo është e keqja banale. a.b

Po ndodh

Librazhd / Bllokohet aksi Librazhd–Qafë Thanë pas rrëshqitjes së dheut. Qindra automjete në të dy anët

Mbyllet aksi Librazhd Prrenjas gjatë natës, ja oraret dhe rruga tjetër

03/02/2026
EMRAT/ Durrës, grabitja në Prokurori, arrestohen dy persona, ndalohet dhe roja

Skandali i mbetjeve metalore / Prokuroria e Durrësit lëshon 33 masa sigurie, 26 arrestime me burg

03/02/2026
GJKKO shtyn vendimin për dosjen e AKSHI, 4 dëshmi të reja, edhe e Daniel Shimës

GJKKO shtyn vendimin për dosjen e AKSHI, 4 dëshmi të reja, edhe e Daniel Shimës

03/02/2026
Meta, debat nga qelia me ‘Diellën’ e drejtësisë

Meta, debat nga qelia me ‘Diellën’ e drejtësisë

03/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Librazhd / Bllokohet aksi Librazhd–Qafë Thanë pas rrëshqitjes së dheut. Qindra automjete në të dy anët

Mbyllet aksi Librazhd Prrenjas gjatë natës, ja oraret dhe rruga tjetër

03/02/2026
EMRAT/ Durrës, grabitja në Prokurori, arrestohen dy persona, ndalohet dhe roja

Skandali i mbetjeve metalore / Prokuroria e Durrësit lëshon 33 masa sigurie, 26 arrestime me burg

03/02/2026
GJKKO shtyn vendimin për dosjen e AKSHI, 4 dëshmi të reja, edhe e Daniel Shimës

GJKKO shtyn vendimin për dosjen e AKSHI, 4 dëshmi të reja, edhe e Daniel Shimës

03/02/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.