Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Policia ndalon policin që qëlloi në Rrilë, në kërkim autorët dhe shënjestra

03/02/2026
Policia ndalon policin që qëlloi në Rrilë, në kërkim autorët dhe shënjestra
Share on FacebookShare on Whatsapp

Vendi i ngjarjes

Policia ka identifikuar autorët e dyshuar të atentatit të ndodhur në Rilë të Lezhës ndërsa ka ndaluar policin që reagoi pas breshërisë së plumbave. Polici i arrestuar është Besart Kovaçi.

Janë shpallur në kërkim katër persona, pas hetimeve të zhvilluara për ngjarjen e rëndë.
Të shpallur në kërkim janë Merando Nikulaj, nipi i Ardian Nikulajt dhe tre persona të tjerë Geraldo Ndoka, Eliseo Ndoka dhe Kevin Ndoka.

Sipas burimeve zyrtare, shënjestër e atentatit dyshohet se ka qenë Merando Nikulaj, ndërsa nga të shtënat mbeti i plagosur rëndë 30-vjeçari Sokol Daci, pronari i berberhanes ku ndodhi sulmi. Daci u godit nga plumbat teksa ndodhej në ambientet e biznesit të tij, ku ndodhej edhe Nikulaj në momentin e atentatit.

Nga veprimet hetimore rezulton se në kërkim janë shpallur tre autorët e dyshuar, të cilët dyshohet se i përkasin fisit Ndoka, si dhe vetë shënjestra e atentatit. Hetuesit dyshojnë se konflikti mes palëve ka nisur gjatë verës së vitit 2025 në zonën e Shëngjinit, pas një përplasjeje të mëparshme mes Nikulajt dhe autorëve të dyshuar.

Sipas rindërtimit paraprak të ngjarjes, autorët janë afruar pranë berberhanes me dy automjete dhe, pasi kanë zbritur, dy prej tyre kanë hapur zjarr në drejtim të shënjestrës, duke rrezikuar edhe persona të tjerë që ndodheshin në ambient.

Brenda biznesit ndodhej edhe një efektiv policie, i cili ka reaguar ndaj autorëve. Sipas hetimeve, ndërhyrja e tij dyshohet se ka shmangur pasoja më të rënda. Megjithatë, me urdhër të Prokurorisë, efektivi është shoqëruar dhe po hetohet për veprën penale të shpërdorimit të detyrës, pasi dyshohet se ka qenë i përfshirë në rrethana që po verifikohen, ndonëse fillimisht kishte deklaruar se ndodhej rastësisht në vendngjarje.

Ndërkohë, 30-vjeçari Sokol Daci po trajtohet në Spitalin e Traumës në Tiranë dhe ndodhet nën kujdes intensiv mjekësor. Hetimet vijojnë gjithashtu për të verifikuar nëse Merando Nikulaj ka mbetur i plagosur, pasi në vendin e ngjarjes janë gjetur gjurmë gjaku, të cilat po analizohen përmes ekspertizës së ADN-së. a.b

Po ndodh

DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

Dramatike në Shkodër, plagosje me thikë, dy të rinj përfundojnë në spital

03/04/2026
“PD, përgjysmim të ngarkesës fiskale mbi naftën dhe hetim për autoritetin e konkurrencës”

“PD, përgjysmim të ngarkesës fiskale mbi naftën dhe hetim për autoritetin e konkurrencës”

03/04/2026
VIDEO/ Ish ministri Beqaj mbërrin në GJKKO për masën e sigurisë

VLORË/ Një pa jetë gjatë sherrit mes 3 personave. 63-vjeçari me dy goditje

03/04/2026
Veliaj krahason Tiranën me kryeqytetin e drogës: Më rrëmbyen si në Medelin. Procedura si e inceneratorit të Tiranës

Veliaj padit në Gjykatën Administrative prokurorin Ols Dado, tregon në seancë dëmet që i kanë ardhur Tiranës nga arrestimi i tij

03/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

Dramatike në Shkodër, plagosje me thikë, dy të rinj përfundojnë në spital

03/04/2026
“PD, përgjysmim të ngarkesës fiskale mbi naftën dhe hetim për autoritetin e konkurrencës”

“PD, përgjysmim të ngarkesës fiskale mbi naftën dhe hetim për autoritetin e konkurrencës”

03/04/2026
VIDEO/ Ish ministri Beqaj mbërrin në GJKKO për masën e sigurisë

VLORË/ Një pa jetë gjatë sherrit mes 3 personave. 63-vjeçari me dy goditje

03/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.