Ministria e Brendshme
Abuzimi me tenderin “studim projektim i disa objekteve të policisë së shtetit, SPAK jep pretencën për zyrtarët e Ministrisë së Brendshme. Prokurorja Dorina Bejko ka kërkuar dënimin me 9 muaj burg për Denisa Skënderajn por për shkak të gjykimit të shkurtuar ulet 1/3 dhe zbret në 6 muaj burgim. Në pretencë SPAK kërkon të pezullohet dënimi duke e vendosur të pendehurën në shërbim prove për 1 vit. I njëjta pretencë u dha edhe për të pandehurat:
Lira Kolari
Lindita Mukaj
Silva Dauti (Kushi)
Grida Isufi
Jonarda Çurku
Julia Hysa (Done)
Elora Kokalari
Aida Shehi
Teksa për gratë SPAK kërkoi që ato të mos shkojnë në burg edhe nëse deklarohen fajtore, për burrat nuk u kërkua të aplikohez neni 59 i Kodit të Procedurës Penale. Për Blendi Kovin SPAK kërkoi 9 muaj burg që i zbret në 6 muaj nga aplikimi i gjykimit të shkurtuar. E njëjta pretencë u dha edhe për:
Deni Klosi
Ferdinand Tarazhi
Emiljano Mehmeti
Klejdi Meço
Erand Robaçi
Për të 15 të pandehurit prokurorja Dorina Bejko kërkoi edhe heqjen e të drejtës për të ushtruar funksione publike për një periudhë 5-vjeçare. Për këtë dosje çështja ndaj ish-sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Brendshme, Plarent Ndreca është ndarë pasi ai kërkoi të gjykohej me procedurë të zakonshme. Ndërkohë që në pyetje për këtë çështje është marrë edhe ish-ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj. Tenderat për supervizimin e 4 komisariateve Vlorë, nr 4 në Tiranë, Pogradec dhe Mirditë kapnin një vlerë prej rreth 555 mijë euro, ku SPAK pretendon se janë kryer në shkelje të procedurave për të favorizuar njërën prej kompanive.a.b



