Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në aksin rrugor Kabash-Poroçan në zonën e Gramshit, ku një kamion ka dalë nga rruga, duke sjellë pasoja tragjike.
Si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën shoferi i kamionit dhe një mësuese, e cila ndodhej pasagjere në mjet. Ndërkohë, një person tjetër ka mbetur i plagosur rëndë dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit, ku ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe ekipet e emergjencës, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit. a.b



