Një shtetas 57 vjeç, ka humbur jetën rreth orës 12:45 të mesditës së sotme në Prrenjas, në rrethana që po hetohen nga autoritetet.
Sipas informacioneve paraprake nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, ngjarja ka ndodhur në zonën e Bushtricës. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të rastit. a.b





