Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Mbyllen hetimet ndaj Elvis Roshit, në proces 12 tendera të Rilindjes urbane në Kavajë

20/01/2026
PD vendos bojkotin e kryetarëve të inkriminuar në Kavajë e Krujë, ikinj këshilltarët
Share on FacebookShare on Whatsapp

Elvi Roshi

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet ndaj ish-kryebashkiakut socialist të Kavajës, Elvis Roshi, i cili akuzohet për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”. Roshi u paraqit këtë të martë në ambientet e SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij mbrojtës, Andi Skënderi, ku iu komunikua zyrtarisht mbyllja e hetimeve, ndërsa çështja pritet të dërgohet për gjykim.

Hetimet ndaj ish-kryebashkiakut kanë nisur pas një kallëzimi të bërë rreth 10 vite më parë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), i depozituar në shtator të vitit 2015 në Prokurorinë e Kavajës. Sipas kallëzimit, Roshi dhe 10 zyrtarë të tjerë dyshohet se kanë shkaktuar një dëm ekonomik prej rreth 33 milionë lekësh përmes procedurave të tenderimit për rikonstruksionin e qendrës së qytetit dhe ndërtimin e disa rrugëve.

Shkeljet janë konstatuar pas një auditi të kryer në Bashkinë e Kavajës për periudhën janar 2013 – dhjetor 2014. Në raportin e KLSH-së janë evidentuar 12 procedura tenderimi, kryesisht për rikonstruksionin e qendrës së qytetit, ndërtimin e rrugëve lidhëse si dhe mbjelljen e pemëve dekorative.

Në dy raste, KLSH ka konstatuar aplikim të standardeve të dyfishta në vlerësimin e ofertave, ku operatori ekonomik me ofertën më të ulët është skualifikuar. Po ashtu, për tre tenderë të tjerë, është vlerësuar se operatori me çmimin më të ulët është përjashtuar padrejtësisht si pasojë e llogaritjeve të gabuara të ofertave.

Fillimisht, çështja u trajtua nga Prokuroria e Durrësit, e cila kishte kërkuar pushimin e hetimeve, por me një vendim të marrë vitin e kaluar, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) urdhëroi vijimin e hetimit nga SPAK.

Po ndodh

Banorët e Rrjollit rikthehen në protestë, tensione dhe përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit rikthehen në protestë, tensione dhe përplasje me policinë

13/06/2026
Trump: Ushtria amerikane eliminoi liderin e Tren de Aragua, “Niño Guerrero”

Trump: Ushtria amerikane eliminoi liderin e Tren de Aragua, “Niño Guerrero”

13/06/2026
EKSKLUZIVE/ Zbulohet projekti i kullave aty ku ndodhet selia e PD, projekti ka emrin ‘4 Freedom Park’, hotele luksoze, zyra, pamje befasuese

KORPORATA ARUBA: Skema e investimit të parave të kokainës në projektet më të mëdha të ndërtimit

13/06/2026
Rrëfimi në GJKKO i Erion Alibejt: Sueli hapi xhamin dhe i tha Endritit: ‘Hajde pak tek tregu’. I thashë: ‘S’ke turp që drejton gishtin?’

Dëshmia e Erion Alibej: Artur Koçeku financonte Ilir Shtufin me para cash

13/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Banorët e Rrjollit rikthehen në protestë, tensione dhe përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit rikthehen në protestë, tensione dhe përplasje me policinë

13/06/2026
Trump: Ushtria amerikane eliminoi liderin e Tren de Aragua, “Niño Guerrero”

Trump: Ushtria amerikane eliminoi liderin e Tren de Aragua, “Niño Guerrero”

13/06/2026
EKSKLUZIVE/ Zbulohet projekti i kullave aty ku ndodhet selia e PD, projekti ka emrin ‘4 Freedom Park’, hotele luksoze, zyra, pamje befasuese

KORPORATA ARUBA: Skema e investimit të parave të kokainës në projektet më të mëdha të ndërtimit

13/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.