Spitali i burgut
Një i dënuar i sigurisë së lartë ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Sipas njoftimit zyrtar, rreth orës 04:35, Mihal Pavllo Mërkuri ka vdekur teksa ishte i shtruar në Reanimacionin Qendror, në Pavijonin e Kirurgjisë.
Autoritetet bëjnë me dije se shkaku i vdekjes ka qenë arresti kardiak, i shoqëruar me hemorragji në kokë. Mërkuri, i lindur më 25 janar 1979 dhe banues në Sarandë, ishte i dënuar me 10 vjet burg për veprat penale “vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe “prodhim e mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit”.
Ai ishte ekstraduar nga Greqia më 20 qershor 2023 dhe më pas ishte transferuar në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Burrel më 15 shkurt 2025, nga IEVP Korçë. Më 18 janar 2026, rreth orës 20:21, Mërkuri u shtrua në QSUT, ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale për shkak të një hemorragjie të brendshme..a.b





