Sot në Parlament
Deputetët e PD kërkuan sot që zv/kryeministrja Belinda Balluku të largohej nga Kuvendi.
Që në nisje të sesionit të ri parlamentar, opozita ka bllokuar zhvillimin e seancës së planifikuar për pasditen e sotme, 19 janar, duke zënë foltoren dhe hapësirat përpara kabinetit qeveritar.
Ndërsa kryeparlamentari Niko Peleshi po mbante fjalimin hapës të legjislaturës së re, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, së bashku me deputetët opozitarë, kanë penguar seancën, duke akuzuar qeverinë Rama se ka “marrë peng” Kuvendin dhe institucionet.
Shkak për këtë përplasje është bërë prania në sallë e zv/kryeministres Belinda Balluku, e cila ka marrë pjesë në seancën e parë të sesionit të ri parlamentar.
Opozita ka këmbëngulur prej ditësh në thirrjen e Këshillit të Mandateve dhe Imuniteteve, me qëllim hapjen e procedurave për heqjen e imunitetit të deputetes Balluku. Kjo kërkesë lidhet me faktin se ajo është marrë e pandehur nga SPAK në lidhje me çështjen e Tunelit të Llogarasë dhe lotet e Unazës së Madhe në Tiranë.a.b





