Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DEKLARATA/ Spiropali në një mendje me Ramën për cilësinë e dobët të diplomacisë

19/01/2026
DEKLARATA/ Spiropali në një mendje me Ramën për cilësinë e dobët të diplomacisë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Gjatë një konference për mediat këtë të hënë, ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve lidhur me kritikat e javës së kaluar të kryeministrit Edi Rama dhe thirrjen e tij për një reformim të dikasterit që ajo drejton ndërsa tha se bie dakord me deklaratën e kryeministrit pasi edhe ajo mendon që ky dikaster ka nevojë për një reformim.

“Në dukje ka një kontradiktë mes nivelit të përfaqësimit dhe respektit që Shqipëria ka krijuar në nivelin ndërkombëtar dhe asaj që u tha për nevojën për një strukturim, reformim të shërbimit të jashtëm, të trupës diplomatike, të Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme, konstatim për të cilin jam dakord. Në këto 100 ditë që unë drejtoj Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme, kam parë këtu njerëz me ekspertizë të jashtëzakonshme, me kontribut shumë të madh në trupën diplomatike ,në shërbimin e jashtëm në shërbim të këtij vendi, ashtu siç padiskutim, kemi bërë një analizë të nevojave për reformim, duke nisur nga ligji për shërbimin e jashtëm që kalon në Kuvendin e Shqipërisë më 28 janar që do i japë më shumë hapësirë meritokracisë, promovimit të talenteve të reja, hapjes së ministrisë për të rinj apo kontributorë të tjerë, që kanë punuar në organizata të jashtme dhe duan të japin një kontribut për Shqipërinë.”, tha ajo.

Sipas Spiropalit, Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme duhet të ngrihet në një nivel tjetër përgjegjësie publike, por edhe të përfaqësimit dhe të diplomacisë publike, për shkak të rolit të ri që merr Shqipëria dhe procesit për anëtarësim në BE.

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali foli edhe mbi ftesën e presidentit amerikan Donald Trump drejtuar kryeministrit Edi Rama për t’iu bashkuar “Bordit të Paqes”, një organizatë e re ndërkombëtare e ideuar nga presidenti i SHBA-ve.

Spiropali e cilësoi ftesën si një vlerësim të lartë për Shqipërinë dhe rolin që ajo ka ndërtuar ndër vite në fushën e paqes, sigurisë dhe stabilitetit, si në rajon ashtu edhe në arenën ndërkombëtare. Sipas saj, ftesa për t’u bërë vend anëtar themelues është edhe një vlerësim i drejtpërdrejtë për lidershipin e kryeministrit Edi Rama, i cili është ftuar personalisht të jetë pjesë e Bordit.

Ministrja hodhi poshtë pretendimet se anëtarësimi në këtë organizëm shoqërohet me pagesa financiare, duke i cilësuar reagimet e tilla si të pavërteta dhe dezinformuese. Ajo theksoi se Shqipëria është ftuar si bashkë-themeluese e një mekanizmi të ri ndërkombëtar për ndërtimin e paqes së qëndrueshme, pa asnjë detyrim financiar.

Spiropali sqaroi gjithashtu se “Bordi i Paqes” nuk i kundërvihet Organizatës së Kombeve të Bashkuara, por rrjedh nga rezoluta të OKB-së dhe funksionon si një mekanizëm shtesë bashkëpunimi. Sipas saj, anëtarët themelues do të kenë zë të barabartë dhe peshë reale në drejtimin strategjik të këtij organizmi.

Në përfundim, ministrja theksoi se kjo ftesë konfirmon forcën e partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke e cilësuar pjesëmarrjen e Shqipërisë në Bord si një nder të madh, por edhe një përgjegjësi të lartë shtetërore. a.b

Po ndodh

DASMA MBRETËRORE/ Princi Leka II martohet me Blerta Celibashin, ceremonia u mbajt në privatësi

DASMA MBRETËRORE/ Princi Leka II martohet me Blerta Celibashin, ceremonia u mbajt në privatësi

15/03/2026
SONILA MEÇO/ E kështu mediokri zgjedh mediokrin, servili servilin

SONILA MEÇO/ Pra në zyrën e tij i tunden themelet nga Ambrozia

14/03/2026
Bordi i Paqes/ Berisha: Ftesa ka lidhje me Shqipërinë dhe nuk ka asnjë lidhje me personin Edi Rama

PD mbledh të hënën kryesinë e saj, priten vendime të rëndësishme

14/03/2026
Kanabis, eksploziv dhe para, transport me varkë nga Puka në Tropojë

BORSH/ Me armë në dorë sulmon shtëpinë e ish mikeshës së tij

14/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DASMA MBRETËRORE/ Princi Leka II martohet me Blerta Celibashin, ceremonia u mbajt në privatësi

DASMA MBRETËRORE/ Princi Leka II martohet me Blerta Celibashin, ceremonia u mbajt në privatësi

15/03/2026
Aksident i rëndë, goditet mësuesja me nxënësin

Thyhen dyert e vidhen pajisje në një shkollë 9-vjeçare në Lezhë

15/03/2026
SONILA MEÇO/ E kështu mediokri zgjedh mediokrin, servili servilin

SONILA MEÇO/ Pra në zyrën e tij i tunden themelet nga Ambrozia

14/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.