Një 52-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në kuadër të operacionit të koduar “Cargo”. Bëhet fjalë për Afrim Meçën, i cili u arrestua në fshatin Luz të Fushë-Krujës, teksa transportonte me automjet 60 kilogramë kanabis.
Lënda narkotike ishte e paketuar në 6 thasë dhe, sipas hetimeve paraprake, do të shpërndahej në doza të vogla në qytetin e Krujës dhe në Tiranë.
Policia bën me dije se vlera e drogës së sekuestruar kap shifrën e rreth 60 mijë eurove. Gjatë operacionit u sekuestruan gjithashtu kanabisi në cilësinë e provës materiale, automjeti i përdorur për transport, si edhe një celular. a.b




