Është hapur zyrtarisht gara për postin e Zëvendësdrejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), pas emërimit të Joni Ketës në krye të këtij institucioni, çka ka lënë vakant pozicionin e numrit dy.
Të drejtën për të konkurruar për këtë post e kanë vetëm hetuesit e BKH-së, të cilët duhet të plotësojnë kriteret dhe dokumentacionin e përcaktuar në njoftimin zyrtar.
Mes kërkesave për aplikim janë dorëzimi i një platforme mbi rolin dhe funksionin e Zëvendësdrejtorit, përfshirë menaxhimin institucional, burimet njerëzore, komunikimin, punën në grup dhe bashkëpunimin ndërinstitucional, si edhe paraqitja e jetëshkrimit dhe vlerësimit të fundit nga eprori direkt.
Kandidatët duhet gjithashtu të paraqesin dokumentacion që vërteton trajnimet, kualifikimet dhe arsimimin shtesë, si dhe një certifikatë për njohuritë e gjuhës angleze.
Dokumentet duhet të dorëzohen fizikisht në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore të BKH-së, brenda datës 22 janar 2026. a.b




