Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Peshkimi ‘pirat’ në brigjet shqiptare, viti zero në rregullimin dhe përfitimin nga peshkimi çlodhës-argëtues

15/01/2026
Peshkimi ‘pirat’ në brigjet shqiptare, viti zero në rregullimin dhe përfitimin nga peshkimi çlodhës-argëtues
Share on FacebookShare on Whatsapp

Nje peshkatar ne Butrint

Pëshkimi argëtues clodhës përbën një aktivitet kryesisht zbavitjeje që përfshin persona që nuk janë detyrimisht profesionistë në këtë fushë.

Sipas ‘Ligjit për pshkimin”, përkufizimi i peshkimit çlodhës është: “Peshkim çlodhës – argëtues” janë aktivitetet e peshkimit jotregtar për shfrytëzimin e burimeve ujore të gjalla për argëtim, sport apo turizëm.

Shtetet anëtare të BE-së nuk kanë rënë ende dakord për një përkufizim të përbashkët të “peshkimit argëtues ose çlodhës”.

Komisioni i Përgjithshëm i Peshkimit për Mesdheun e përkufizon atë si: “Aktivitete peshkimi që shfrytëzojnë burime të gjalla ujore detare për qëllime argëtimi ose sportive, zëniet e të cilave nuk lejohen për shitje ose tregtim”.

Megjithatë të dy përkufizimet e përdorura në literaturën kërkimore, shkencore por edhe në media në lidhje me peshkimin nuk e përshkruajnë edhe peshkimin për arsye sociale i cili zhvillohet me të njëjta teknike dhe në të njëtat destinacione si peshkimi çlodhës, densiteti i të cilit është i ndryshëm në vende të ndryhsme në varësi të nevojave sociale dhe nivelit të jeteës së një vendi.

Peshkimi codhës argëtues është një praktikë peshkimi që po merr një përhapje të gjerë dhe po përfshin shumë njerëz në Shqipëri.

Nuk ka statistika të sakta në lidhje me numrin e personave që e aplikojnë këtë formë argëtimi por përgjatë kërkimit të destinacioneve të peshkimit në qarkun e Vlorës për afro dy muaj në terren, ekspertët e projektit takuan cdo ditë një numër peshkatarësh në breg të detit ose në pjesën e lagunave.

Janë dy grupe personash që aplikojnë peshkimin cclodhës argëtues apo sportive në Shqipëri. Një grup që e zhvillon këtë aktivitet për arsye ekonomike me qëllim sjelljen e të ardhurave në shtëpi më pak nga shitja e peshkut që zë por më shumë gatimin në shtëpi për ushqim të peshkut që ka zënë. Një grup tjetër është ai që e bën peshkimin për zbavitje dhe peshkun që zë po ashtu e konsum por jo si nevojë ekonomike dhe ata peshkatarë që përfshihen në aktivtet sportive të peshkimit që e zënë peshkun dhe e hedhin në det përsëri.

Peshkimi çlodhës sot në Shqipëri është i fragmentuar, kaotik dhe në mungesë të plotë informacioni në lidhje me destinacionet por edhe kushtet e ushtrimit të tij. Pushteti lokal në zonat bregdetare por edhe në ujërat e brendshme nuk e menaxhon atë për të sjellë përfitim për komunitetet por po ashtu nuk e monitoron dot për të mbrojtur gjallesat detare të ndaluara të peshkohen apo të ndërtojë struktura që mbrojnë faunën ujore nga dëmtimet që shkaktohen prej gjuetisë së pakontrolluar.

Turistët vendas i gjejnë destinacionet e peshkimit përmes komunikimeve dhe përvojave që kanë krijuar ndër vite, ndërsa për turistët e huaj kjo është mjaft e vështirë qoftë edhe për shkak se ky lloj turizmi nuk pëfshihet apo sugjerohet në paketat turistike si dhe vijon të ketë paqartësi se si atyre u bëhet e mundur një aktivitet i tillë pa rënë ndesh me ligjet apo aktet nënligjore të vendit.

Në Evropë ka rreth 9 milionë peshkatarë profesionistë, të cilët gjenerojnë rreth 6 miliardë euro në vit për ekonomitë e rajonit. Megjithatë, shifra e mësipërme është e llogaritur duke u nisur nga dendësia e tyre në zonat e mbrojtuar detare (ZMD) por numri i vertetë i tyre ende nuk dihet. Sipas përllogaritjeve të përafërta të BE-së, peshkimi argëtues përbën 10% të produktit të përgjithshëm të peshkut në Mesdhe. Natyrisht që kjo shifër nuk përfaqëson masën e aplikimit të peshkimit çlodhës në Shqipëri, megjithëse përfaqësues të shoqatave që grumbullojnë peshkatarët amatorë, flasin për rreth 10 mijë amatorë të peshkimit.

Pavarësisht të ardhurave që siguron për disa ekonomi, vecanërisht ato të veriut të Mesdheut, lindjes së detit Jon dhe veriut të detit Adriatik, peshkimi çlodhës konsiderohet problematik për disa arsye si kur nuk monitorohet apo kontrollhet nga institucione përgjegjëse apo kur nuk respektohet etika në peshkim që përfshin kujdesin për mjedisin dhe faunën detare.

Shqetësim përbën ndikimi i disa metodave të peshkimit argëtues, të tilla si peshkimi me fuzhnjë, me grep dhe grep flutur ndaj specieve vulenerabël apo në rrezik zhdukeje por edhe specieve endemike.

Në Shqipëri edhe pse tashmë ka një kuadër ligjor dhe nënligjor për peshkimin çlodhës sërish konstatohen mungesa të zbatimit në praktikë të tyre, amendimin apo pasurimin e tyre. Peshkimi clodhës aplikohet pothuajse në të gjitha bregdetin përfshirë edhe lagunat si dhe në zonat e mbrojtura, apo parqet natyrore.

Peshkimi argëtues është formë që lejohet edhe në zonat e mbrojtuar detare në vendet e tjera të Mesdheut pavarësisht debatit në lidhje me këtë cështje ku peshkimi çlodhës konsiderohet si një veprimtari nxjerrëse dhe, për rrjedhojë, nuk është gjithmonë e pajtueshme me mbrojtjen e ekosistemit dhe cilësive të faunës së egër.

Kuadri ligjor

I pari ligj që lidhej me peshkimin i cili kaloi në parlament pas ndryshimit të sistemit në vitin 1990, ishte një ligj për peshkimin dhe akuakulturën që u votua në Parlament në vitin 1995, ligji nr.7908, datë 5.4.1995 “Për peshkimin dhe akuakulturën”.

Ligji i parë me objekt vetëm peshkimin u miratua në vitin 2005. Ligji ka qëndruar esencialisht i pandryshuar edhe në amendimet e mëvonshme që iu bënë atij duke theksuar ndryshime vetëm në disa aspekte të organizimit, kontrollit të peshkimit dhe fare pak në përmirësime në qasjen ndaj këtij sektori.

Që nga viti 2012 deri në vitin 2019, ligji 64/2012 “Ligji për Peshkimin” ka pësuar 4 amendime të tjera.

Ligji 64/2012 u ndryshua me ligjin nr. 129/2012, më pas me ligjin nr. 29/2013, vijoi me ligjin nr. 80/2017 dhe së fundi me ligjin nr. 4 /2019.

Ka pasur ndërhyrje kryesisht për peshkimin artizanal i cili ka pësuar ndryshime në qasjen e qeverisë ndaj tij si dhe në aksione e strategji që kanë synuar zhvillimin e industrisë së peshkimit në vend.

Ndryshimet ne ligjin e peshkimit ne vitin 2019, i japin vëmëndje peshkimit artizanal të varkave deri në 12 metër. Ka një numër të madh varkash të vogla ndërsa vetëm 100 prej tyre janë të pajisur me leje peshkimi. Vlera që paguhet për këtë leje është 5000 lekë në vit. Ndërkohë që ministria e Bujqësisë e cila përfshin edhe sektorin e peshkimit ka llogaritur se kapaciteti i peshkimit pranë brigjeve shqiptare i përgjigjet pranisë së 300 varkave.

Ligji 64/2012 për peshkimin është i përafruar pjesërisht me akte rregullatore në lidhje me peshkimin të BE.

Ky ligj rregullon veprimtarinë e peshkimit në tërësi, menaxhimin e tij, siguron mbrojtjen e gjallesave detare dhe të ujërave të brendshme, nëpërmjet nxitjes së zhvillimit të qëndrueshëm në aktivitetin në hapësirën detare dhe në ujërat e brendshme të Republikës së Shqipërisë.

Në ligj janë përcaktuar edhe llojet e peshkimit ndërsa është përkufizuar edhe peshkimi çlodhës argëtues i cili ndahet qartazi nga peshkimi tregtar dhe ai artizanal. Ligji përcakton që “Peshkim çlodhës – argëtues” janë aktivitetet e peshkimit jotregtar për shfrytëzimin e burimeve ujore të gjalla për argëtim, sport apo turizëm.

Neni 5 i këtij ligji e vë theksin tek menaxhimi i qëndrueshëm i mjedisit ujor dhe gjallesave të tyre; minimizimit të ndikimit të aktivitetit të peshkimit në ekosistemin ujor; zbatimit të një qasjeje me kujdesin maksimal për ruajtjen e ekosistemit gjatë ushtrimit të aktivitetit të peshkimit; vendosjes së parimeve të zhvillimit të aktiviteteve të përgjegjshme të peshkimit;marrjes parasysh të mendimit të institucioneve shkencore të specializuara gjatë procesit të vendimmarrjes prej autoriteteve kompetente.

Neni 38 i ligjit i dedikohet posaçërisht pëeshkimit çlodhës argëtues:

“1.Peshkimi çlodhës – argëtues konsiston në zënien/mbledhjen e një sasie peshku dhe organizmash të tjerë ujorë, nëpërmjet përdorimit të veglave dhe pajisjeve të lejuara për peshkimin çlodhës – argëtues dhe që nuk ka për qëllim final shitjen/shkëmbimin apo tregtimin e peshkut.

Ndërsa në nenin 39 kategorizohet peshkimi çlodhës – argëtues. Sikurse theksohet në këtë nen, peshkimi çlodhës – argëtues ndahet në tri kategori të veçanta, si më poshtë: a) Peshkim amator, peshkim i kohës së lirë, me grepa ose mjete të tjera, peshkimi jotregtar, i paorganizuar i palidhur me ngjarje ose gara të përcaktuara, pa mjete lundruese. b) Peshkim sportiv, peshkim i organizuar që përfshin garimin e lirë midis peshkatarëve për të zënë individin (peshkun) më të madh të disa llojeve, numrin më të madh të individëve ose peshën më të madhe të përgjithshme në varësi të rregullave të çdo gare të veçantë. c) Peshkim turistik, peshkim i kryer nga peshkatarë profesionistë ose nga profesionistë të peshkimit çlodhës, të konsideruar si palë e tretë, e cila organizon ekspeditat e peshkimit.

Neni 43  përshkruan tarifat e autorizimit të peshkimit çlodhës – argëtues.

Shoqatat dhe Federata

Edhe për shkak të kërkesave të ligjit për peshkimin që kërkon që amatorët e peshkimit çlodhës dhe sportiv duhet të jenë anëtarë të shoqatave që njihen nga Federata e Peshkimit Sportiv për të siguruar autorizimin, personat e përfshirë në këtë aktivitet në përgjithësi janë të grumbulluar në shoqata dhe shpesh janë mjaft aktiv në rrjete sociale.

Është ngritur Federata e Peshkimit Sportiv e cila ka Asamblenë e saj, presidentin e Federatës dhe sekretarin e Përgjithshëm. Federata kryen aktivitet kombëtare dhe merr pjesë në aktivitetet ndërkombëtare te peshkimit.

Në rang kombëtar zhvillohen dy kampionate të peshkimit çlodhës me grep nga bregu:

-Kampionatit Kombetar Surfcasting i cili zhvillohet në dy etapa. Këtë vit u zhvillua në bregdetin e Divjakë dhe atë të Spillesë. Në këtë kampionat marrin pjesë mbi 60 peshkatarë amatorë.

– Kampionati Kombëtar i Peshkimit me Tapë  i cili zhvillohet në tre etapa. Në këto etapa marrin pjesë 20-50 peshkatarë amatorë.

Në zhvillimin e kampionateve ka rregulla të standartizuara se si shpallet fituesi dhe renditja sipas pikëve në secilën etapë.

Peshkatarët janë të organizuar në klube apo shoqata dhe janë të përfshirë nën ombrellën e Federatës Kombëtare të Peshkimit Sportiv, megjithëse ka një numër amatorësh që nuk janë as pjesë e klubeve dhe si rrjedhim as të përfshirë në Federatë.

Klubet dhe shoqatat kryesore që kanë edhe aktivtet si të tilla janë: The Best Fishing Albania; Do iki për peshk; Peshkimi sportiv Teuta; Shoqata shqiptare e peshkimit Sportiv; Surfcasting&Longcasting Club Albania; Poseidon Surfcasting Club Albania; Illyrians Surfcasting Albania.

Por ka edhe shoqata të tjera që nuk janë të përfshira në aktivitete e organizuara nga federata si “Mbrojtësit e detit” etj. Kjo e fundit zhvillon fushata të përditshme në rrjete sociale për të sensibilizuar në lidhje me mbrojtjen e speciave detare të rrezikuara, zbatimin e ligjit për peshkimin dhe mbrojtjen e mjedisit.

Gjatë kërkimit në terren për të identifikuar pikat e peshkimit por edhe gjatë filmimit apo fotove në këto pika më vonë takuam shumë persona që peshkonin, por anëtarët e skuadrës së projektit nuk gjetën asnjë peshkatar që mund të kishte marrë një autorizim në bashki apo në Inspektoriatin e Peshkimit sipas parashikimeve në ligj.

Peshkimi i jashtëligjshëm vijon të mbetet një shqetësim serioz në vend, i cili nuk po mposhtet pavarësisht rregullimeve që ka pësuar kuadri ligjor. Cdo vit gjobiten nga 50-70 subjekte ndërsa numri i inspektimeve në vit shkon deri në 1500.

Ky artikull është mundësuar me mbështetjen financiare të AMSHC. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e autorit, opinioni i shprehur në të nuk është domosdoshmërisht opinion i AMSHC

Po ndodh

Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

22/01/2026
“Nuk është ajo që e mori Palloshin me vete në Ankara, është ai që mori Lubinë”

“Nuk është ajo që e mori Palloshin me vete në Ankara, është ai që mori Lubinë”

22/01/2026
Pezullimi i Ballukut në Kushtetuese, GJKKO: Kushtetuesja po uzurpon shkallët e gjyqësorit

Pezullimi i Ballukut në Kushtetuese, GJKKO: Kushtetuesja po uzurpon shkallët e gjyqësorit

22/01/2026
Restoranti ku Rama ftoi Ivanka Trump për darkë, kush qëndron pas restorantit në Vlorë

Përgjigja e Ramës për mungesën në Davos: Duhet të pranoja ftesën e babait apo të qëndroja pranë vajzës së babait

22/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

22/01/2026
“Nuk është ajo që e mori Palloshin me vete në Ankara, është ai që mori Lubinë”

“Nuk është ajo që e mori Palloshin me vete në Ankara, është ai që mori Lubinë”

22/01/2026
Pezullimi i Ballukut në Kushtetuese, GJKKO: Kushtetuesja po uzurpon shkallët e gjyqësorit

Pezullimi i Ballukut në Kushtetuese, GJKKO: Kushtetuesja po uzurpon shkallët e gjyqësorit

22/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.