Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Gjyqi në mungesë për Arben Ahmetajn, debate mes mbrojtjes dhe SPAK në dosjen “Buka”

13/01/2026
Ahmetaj, qeveria nuk ka një plan për krizën energjitike që përfshin biznesin e madh
Share on FacebookShare on Whatsapp

Në Gjykatën e Posaçme vijoi gjyqi në mungesë ndaj ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, i cili ndodhet në arrati, për dosjen e njohur si “Buka”, ku ai akuzohet për veprën penale të shpërdorimit të detyrës. Në seancën e radhës u zhvilluan debate mes avokatit mbrojtës të ish-zyrtarit të lartë dhe prokurorit të SPAK. Të pranishëm në seancë ishin edhe të dëmtuarit nga vepra penale, anëtarë të familjes Myderizi.

Avokati i Ahmetajt, Henrik Ligori, paraqiti kërkesat për prova në lidhje me çështjen e “Buka” sh.a. Ai deklaroi se është i autorizuar nga Ahmetaj për të bërë të ditur se klienti i tij nuk e pranon akuzën, deklarohet i pafajshëm dhe e cilëson atë si politike.

“Ne kërkojmë të pyetet me videokonferencë Arben Ahmetaj. Ne kërkojmë të merren prova shkresore, të pyeten ekspertët që kanë bërë akt-ekspertimin teknik dhe kontabël. Të kërkojmë të pyeten si dëshmitarë Shkëlqim Cani, ish-ministër i Financave, dhe ish-zyrtarë të tjerë të Ministrisë së Financave, po ashtu edhe dëshmitarë të tjerë. Të lejohen prova dokumentare, të merren të gjitha aktet juridike në lidhje me Buka sh.a. e të tjerë”, u shpreh Ligori.

Gjykata i kërkoi prokurorit të SPAK të shpjegojë se cilat janë veprimet dhe mosveprimet që ka kryer Arben Ahmetaj në lidhje me akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Prokurori i SPAK, Elvin Gokaj, deklaroi: “Janë vendimet e gjykatave që kemi depozituar, të cilat i kanë dhënë të drejtë familjes Myderizi. Vjen i pandehuri Ahmetaj përmes një urdhri ku i ka caktuar vetë dy ekspertë. Ky akt-ekspertimi madje ka kontradikta. Më herët, ish-ministrat Nasip Naço dhe Florian Mima nuk e kanë privatizuar këtë pronë. I pandehuri Arben Ahmetaj ka shkelur vendimin e Gjykatës Kushtetuese, i cili në vetvete është ligj.”

Nga ana tjetër, përfaqësuesi i familjes Myderizi, Adrian Myderizi, u shpreh: “Shoh që avokati i Ahmetajt kërkon të ngatërrohen gjërat. Këtu ka një shkelje të pastër të detyrës së tij. Ne fituam gjyqin me Ministrinë e Ekonomisë me vendim të formës së prerë. Ne kundërshtuam mënyrën si u llogaritën aksionet e pronarëve; 1 metër katror tokë na e kanë llogaritur me 8 mijë lekë të vjetra, ndërsa çmimi i tregut është 1 mijë euro. Na dhanë 80 milionë lekë të vjetra. Bëhet fjalë për zonën ku ra zjarri pak ditë më parë, zonja gjyqtare. Bënë manovra pastaj për t’i hapur rrugë vjedhjes. Ahmetaj bëri atë që nuk e bëri asnjë ministër tjetër, edhe pse kanë tentuar dhe të tjerë. Kjo është një vjedhje absurde. Kemi 30 vjet që kërkojmë pronën tonë në mënyrë të rregullt, fitojmë gjyqet dhe sot e kësaj dite nuk jemi aksionerë.”

Në përfundim, gjykata vendosi shtyrjen e seancës për datën 27 janar, për t’i dhënë kohë prokurorit të SPAK të shprehet dhe të shqyrtojë provat dhe dëshmitarët e kërkuar nga mbrojtja e Ahmetajt.a.b

Po ndodh

Shqiptarët nuk protestojnë për naftën edhe pse  paguajnë çmimin më të lartë

Qeveria e frikësuar nga rritja e çmimeve por nuk ul taksat. Ministrat në panik, takim me kompanitë e hidrokarbureve

10/03/2026
EMRAT/ Në arrest shtëpie drejtori i ARRSH dhe drejtori i KESH. Akuzë e re për Ballukun, edhe për Unazën e Re të Tiranës

Kuvendi voton imunitetin, Balluku do të mbajë një fjalim

10/03/2026
Dritan Leli paraqitet në SPAK, pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Dritan Leli paraqitet në SPAK, pa detaje mbi arsyen e thirrjes

10/03/2026
Berisha takon deputetin gjerman Peter Beyer: Opozita, e vendosur për integrimin europian të Shqipërisë

Berisha takon deputetin gjerman Peter Beyer: Opozita, e vendosur për integrimin europian të Shqipërisë

10/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Shqiptarët nuk protestojnë për naftën edhe pse  paguajnë çmimin më të lartë

Qeveria e frikësuar nga rritja e çmimeve por nuk ul taksat. Ministrat në panik, takim me kompanitë e hidrokarbureve

10/03/2026
EMRAT/ Në arrest shtëpie drejtori i ARRSH dhe drejtori i KESH. Akuzë e re për Ballukun, edhe për Unazën e Re të Tiranës

Kuvendi voton imunitetin, Balluku do të mbajë një fjalim

10/03/2026
Dritan Leli paraqitet në SPAK, pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Dritan Leli paraqitet në SPAK, pa detaje mbi arsyen e thirrjes

10/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.