Belinda Balluku dhe Nancy Vanhorn sot në Tropojë në prezantimin e një projekti energjitik të një kompanie amerikane.
U prezantua sot projekti për Parkun e energjisë së rinovueshme me erë në Tropojë, 600 MW një zhvillim tejet domethënës në rrugën drejt sovranitetit energjetik, investim i kompanisë amerikane CWP ndërsa protokolli i qeverisë zgjodhi të vendosë pranë e pranë, zv/kryrministren në hetim Belinda Balkuku, Kryeministrin Edi Rama dhe përfaqësuesen e SHBA në Tiranë zj. Nancy Vanhorn.
Zyra e shtypit e qeverisë shpërndau disa foto ku diplomatja amerikane ndodhej pranë Ballukut. Prania e Van Horn në këtë aktivitet lidhet me faktin se kompania investuese është amerikane.
Kryeministri Rama, përdori fjalën e tij për të relativizuar korrupsionin në qeverinë e tij duke e konsideruar se fjala korrupsion është tani në modë.
“Ne kemi realizuar ndërkohë dhe një proces besueshmërie të lartë, sektori energjetik është sektori i garave të hapura ndërkombëtare dhe i një pranie masive të kompanive me reputacion të padiskutueshëm ndërkombëtar në pjesëmarrjen në këto gara dhe më vjen jashtëzakonisht mirë ta nënvizoj,meqëjemi në një faze të historisë sonë kur fjala korrupsion është si ato këpucët e modës, që po nuk e nxori njeriu nga goja duket sikur nuk është në modë, që pikërisht në këtë sektor kjo fjalë ka marrë një përgjigje të vazhdueshme sistematike dhe nuk ka një kompani të vetme, serioze që ka marrë pjesë në këto gara, që të ketë shprehur një rezervë sado të vogël, lidhur me integritetin e garave dhe me proceset e stabilizuara dhe të konsoliduara në këtë sektor.
Besoj që të njëjtën dëshmi mund ta japin fare mirë, amerikanët që kemi këtu nga ana e sektorit privat bashkë me të tjerët sepse jo vetëm që nuk kanë ndeshur në Tiranë asnjë pengesë të kësaj natyre, por përkundrazi, e kanë pasur qeverinë në krah, në çdo hap edhe për të kapërcyer edhe pengesa burokratike absurde në nivelin vendor, ku është e mirëkuptueshme besoj unë, për një bashki të vogël dhe tërësisht të pamësuar me futjen në territorin e projekteve të një “ariu” kaq të madh sa CWP, që të kishte edhe ndrojtje, ngurrim , rezerva e të tjera, por sot jemi këtu, i kemi kapërcyer pengesat dhe ajo që është më e rëndësishme ndërkohë, kompania ka pasur garancinë e plotë nga ana jonë që ky proces do të shkonte deri në fund dhe nuk ka humbur kohë por është përgatitur me të gjithë projektet e zbatimi”, tha Rana gjatë fjalës së tij në Ttopojë. a.b





