Duke folur për skemat korruptive të qeverisë Rama, në Cim Peka Live, Arben Ahmetaj u shpreh se shqiptarët ende nuk kanë parë skemën ‘5 ER’ (5 Edi Rama) që ka zhvatur shqiptarët.
Sipas Ahmetaj, sekretari i Përgjithshëm i qeverisë, Engjëll Agaçi është koordinatori i korrupsionit në qeverinë Rama.
Çim Peka: Akoma po, po Engjëll Agaçi ishte i katërti?
Arben Ahmetaj: Si?
Çim Peka: Engjëll Agaçi ishte emri i katërt?
Arben Ahmetaj: Po do vijmë ore.
Çim Peka: Koordinator i korrupsionit?
Arben Ahmetaj: Pse po bëhesh? Të bëhesh. Po neni i llogarisë në Itali, unë nuk e bëj dot, ta përmend sepse i kam thënë të gjitha, edhe ai Rama e ka pranuar të gjitha.
Çim Peka: Që ka qenë takim, që e ka kontaktuar, që e ka ofruar.
Arben Ahmetaj: Patjetër mo, e pranoi. Po i ke SMS që ka, jepja këtij, jepja atij, bëja këtij, bëja atij, domethënë. Tashi, do ndalojë së drejtuari më Altin Dumanit? Nuk ke drejtoje më Altin Dumanit. Altin Dumani, dëmin që ka ndodhur në orën e tij, është diku ke 14-15 miliardë. Dakord? Tashi do shohim çfarë do ndodhi. Po për turp tuaj vazhdoni merreni me mua ore, merreni me Kelis. Po. Se çfarë do merrni më? Po, po, siç i thotë edhe ajo zonja do të çojë te vendi i, më falni shqiptarët. Pra, po AKSHI-i? AKSHI-i është maja e ajsbergut. Maja e ajsbergut. Po çfarë ajsbergu ka krijuar kjo qeveri, ky kryeministër? Se për çdo dosje është maja e ajsbergut.
Çim Peka: Jo jo, sa ka lënë ujë, jo, ju, ju thoni sa ajsberg, ka një ajsberg.
Arben Ahmetaj: Unë nis me variantin 5D. Po. Vazhdoj me variantin 5D. Jeni duke parë variantin 5 ER. Është varianti 5 ER i plaçkitjes së Shqipërisë. Dhe njëherë i ftoj qytetarët, marrin hartën e Shqipërisë, ta shohin ku ka ngelur pa u dhënë kujt do ky. Dhe çfarë bëjnë ca oligarkë e media? E di çfarë i thonë apo jo? Më falni shqiptarët, i kërkoj të falur pafund. I thotë, i thonë, ej, po çfarë? Varja mo i thonë këtij, një nga, një grup i këtyre nga 15-16. Shqiptarët, më falin shqiptarët, më falni zonja. Shqiptarët janë, popull bën qejf. A varja më Amerikës. Varja më Amerikës, ec përpara. Pse? Se këta i quan kongresi enablers. Enablers janë këta operatorët, aksionerët që grabisin Shqipërinë. Dhe këta sigurisht që duan të vazhdojnë të grabisin, ama po vjen historia që do merremi, do merren institucionet, po pastrohen. Me enablers, me aksionerët, me aksionerët, e 15-16 me kokrra janë. I ke aty.
Ish-zv/kryeministri ka akuzuar Edi Ramën se ato media që e mbështesin i shqep me para, kurse kundërshtarët i sulmon.
Ahmetaj akuzoi Karlo Bolinon se është shqepur në para nga Edi Rama, ndërsa denoncoi faktin se tokën të cilën shteti e shprohësoi me 2.9 mln euro, kreu i qeverisë ia fali Karlos.
Çim Peka: Do flasim për katër depozita.
Arben Ahmetaj: Dhe, prit, jo, jo.
Çim Peka: Bashki, infrastrukturë…
Arben Ahmetaj: Do vij unë, do vij unë tani shpejt.
Çim Peka: AKSHI…
Arben Ahmetaj: Po. Çështja e Beketit. Pse nuk e heton Altin Dumani? Çfarë problemi ka që s’e heton? Pse s’e hetojnë SPAK-u? Pse nuk duhet të bëj unë fajtor Altin Dumanin, se ai e ka personale me mua? Jo, SPAK-u. Janë 130 milionë zoti Peka. Janë për shkak të egos perverse të kryeministrit aktual dhe SMS-ve të tij kërcënuese. Janë në dosje. Ta kërkojë mor SPAK-u, ta kërkojë dosjen në gjykatën ndërkombëtare komerciale në Nju Jork. Në dosje janë ore dhe print screen. Vetëm se këtu më duhet, më kujtohet një intervistë e juaja.
Çim Peka: Pas vendimit të parë, kur u dënua Shqipëria me 130 milionë euro, keni thënë që ato para nuk do t’i marrë Beketi. Nuk ia jepja unë po të isha ministër i financave. Po ti e dije që ato ishin në dosje të SPAK-ut?
Arben Ahmetaj: Nuk ia jepja, jo mo e kam marrë vesh tani se mi kanë, mi kanë dërguar mua. Unë kam, e di ti çfarë më ka ardhur mua?
Çim Peka: Pse nuk e jepet, ti nuk do zbatoje një vendim të gjykatës europiane?
Arben Ahmetaj: Ore ishim në vështirësi financiare, ishim gjatë tërmetit. Mirë mo do gjeja, po nuk do bëja unë këtë që ndodh. E para njëherë, nuk isha unë shkaktar, nuk e kam nisur unë punën. Një sekondë. Unë po flisja si ministër i financave, nuk po flisja si shkaktar. Shkaktar është kreu i organizatës. Nuk i ka pëlqyer media e Beketit, e ka gri, e ka kërcënuar. Ai i ka marrë print screen, i ka vënë aty, ka fituar dëm.syri tv





