Zjarri ka përfshirë një pjesë të dyqaneve
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë mbrëmjen e sotme tregun “5 Maji” në kryeqytet.
Flakët janë përhapur me shpejtësi, duke shkaktuar panik mes tregtarëve dhe qytetarëve.
Tymi i dendur është parë nga disa zona përreth.
Forcat zjarrfikëse kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.
Deri tani nuk raportohet për persona të lënduar.
Dëmet materiale dyshohet të jenë të konsiderueshme.
Shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta.
Autoritetet po hetojnë rrethanat e ngjarjes.m.k




