BURGU I PEQINIT/Var veten ne banjon e dhomës vrasësi

BURGU I PEQINIT/Var veten ne banjon e dhomës vrasësi

786
0
Shares

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve njofton se dje në burgun e Peqinit, ka kryer aktin e vetëvarjes në tualetin e dhomës, Fatmir Myftari nga fshati Vlosh i Komunës Kurjan, Fier, i dënuar me 20 vjet heqje lirie, siguria e lartë “Vrasje me Dashje”, të cilit i kishin mbetur dhe 6 vjet e 3 muaj.

Situata socio-ekonomike e tij ishte shumë e dobët, me familjarët nuk kishte kontakte duke mos kryer asnjë takim për shkak edhe të veprës penale.

I dënuari ishte me probleme të shëndetit mendor, diagnostikuar me çrregullime personaliteti, ka pasur probleme të vazhdueshme përshtatje, akomodimi si edhe ngarkesa emocionale.

I dënuari ka qene i akomoduar në Sektorin e Kujdesit të Veçantë i cili është planifikuar për të dënuarit me probleme të shëndetit mendor. Për ta ndihmuar në qetësinë psikologjike duke qenë se qëndronte me dëshiren e tij vetëm në dhomë dhe interesin për tu përfshirë si i dënuar i punësuar si lulishtar. Referuar problematikave që lidhen me familjarët e tij janë marrë masa të vazhdueshme nga sektorët për zgjidhjen e konflikteve dhe rivendosjen e kontakteve me familjen.

Fatmir Myftari u dërgua menjëherë pranë Spitalit Peqin, por nuk ka mundur të mbijetoj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY