Detaje të reja zbulohen për grabitjen e bankës së nivelit të dytë sot në Vlorë. Grabitja e bankës së nivelit ët dytë në Vlorë zgjati vetëm pak minuta. Roja në derën e jashtme të godinës u neutralizua menjëherë nga një prej autorëve që i vendosi pistoletën në kokë. Autori tjetri, me një armë automatik kallashnikov në duar hyri në bankë dhe duke kërcënuar me armë punonjësit e bankës mori të gjitha paratë e arkës.
Grabitësit, sipas dëshmitarëve ishin të veshur me uniforma kamuflazh dhe mbanin kapele.
Burime nga policia e Vlorës thanë se nuk ka pasur asnjë person të lënduar. Sapo mori njoftimin, policia ngriti disa pika kontrolli në akset kryesore hyrëse dhe dalëse të qytetit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/