Deputeti Vladimir Kosta i cili pas deklaratës së tij të një dite më parë është bërë objekt sulmesh, kryesisht nga radhët e PS-së, premton se të gjithëve do ju japë përgjigje pasi të votohet reforma në Drejtësi.
Duke bërë të ditur se ai do e votojë këtë reformë, pyetja është… “por në qoftë se nuk votohet kjo reformë në 21 korrik, a do të japë sqarimet e premtuara Vladimir Kosta…?!”.
“Duke marrë shkak nga shpifjet dhe spekulimet mediatike,të bëra pas deklaratës time të djeshme, dëshiroj të bëj me dije se :
‘Si patriot dhe socialist, deklaroj votën time pro Reformës së Drejtësisë, siç rekomandohet nga SHBA dhe BE. Prandaj sqarimet e mia të mëtejshme do t’i bëj publike vetëm pas 21 korrik 2016, pra pasi të votohet në Kuvend Reforma e Drejtësisë’”, shkruan Vladimir Kosta në “Facebook”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/