Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Rama flet për herë të parë për paratë e vjedhura me inceneratorët, Llogaranë dhe IPARD: As që kanë ekzistuar ndonjëherë

19/11/2025
Rama flet për herë të parë për paratë e vjedhura me inceneratorët, Llogaranë dhe IPARD: As që kanë ekzistuar ndonjëherë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryeministri Edi Rama ka folur për herë të parë për abuzimet me paratë publike në inceneratorët, Llogaranë dhe IPARD, gjatë fjalës së tij në Parlament.

Rama tha se 450 milionë eurot e inceneratorëve nuk ekzistojnë dhe as kanë ekzistuar, njësoj si ato 50 milionë euro të Llogarasë duke i dalë përballë SPAK në hetimet e tij për korrupsionet më të mëdha në vend. Të njëjtën gjuhë përdori edhe për projektet e IPARD, teksa tha se janë vjedhur më pak se në Greqi dhe Hollandë.

DEKLARATA/ Ndërkohë që dëgjova këtu se në Shqipëri paska një taksë korrupsioni dhe që me 450 milionë eurot e inceneratorëve, mund të bëhej një rritje agresive e pensioneve.

Problemi është që ky 450 milionë euroshi, është thjesht aritmetika e atij që mua më mungon shumë, por që e kujtoj përmes jush, “7×7=42”.

Ky konstatim nuk figuron asgjëkundi në asnjë nga fashikujt e një çështjeje të hetuar thellësisht prej shumë vitesh, ku jo 450 por as 45 nuk duken asgjëkundi, që do të thotë qe gënjeshtrat tuaja të vetëdijshme apo të pavetëdijshme janë me dhjetëra herë mbi realitetin.

Përsa i përket tunelit të Llogorasë, dua te them se ai 50 milionëshi është si 450 milionëshi i inceneratorëve dhe ndërkohënatyrisht, që sot, pikërisht pse drejtësia është e pavarur, shqiptarët i referohen drejtësisë dhe nuk i referohen atyre që duan të bëjnë prokurorin rrugëve dhe që pastaj kur dalin në rrugë, mbeten kashtë e kokrra siç me thanë, se kishit mbetur përpara nja dy netësh.

Dhe e fundit që kam në këtë aspekt, është ‘’kënga’’ e mjerueshme e fondeve të bujqësisë. Dua t’i them shqiptarëve se OLAF i cili bën hetime për llogari të Komisionit Evropian, për vitin 2019 – 2023, nuk ka gjetur shkelje të të njëjtës natyrë siç ka gjetur në Shqipëri vetëm në këto vende; Luksemburg, Maltë, Qipro, Irlandë edhe Holandë ndërkohë që shuma e vendosur nga OLAF-i përpara vendeve të tjera të Bashkimit Evropian që nga Italia tek Greqia, nga Hungaria tek Portugalia, nga Bullgaria tek Danimarka dhe Estonia, nga Polonia tek Rumania është mbi 1 miliard euro. 1 miliard euro që në konsideratën e zyrës së hetimit të Bashkimit Europian janë të keq administruar, kështu që duhet të mësohemi edhe me këtë aspekt, sepse jemi pranë Bashkimit Europian dhe thjeshtë duhet të ulim kokën, të korrigjojmë çfarë mund dhe duhet të korrigjojmë dhe gjithmonë të jemi të hapur për t’u korrigjuar përmes jo ndërhyrjes apo refuzimit të auditive apo hetimeve të pavarura, po përmes respektimit të tyre. Edhe kjo është një arsye pse i kemi hapur të gjithë kapitujt, edhe kjo është një arsye pse shqiptarët na besojnë ne dhe jo juve. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Vendimi për hapjen e negociatave, a do t’i thuhet sot “JO” Shqipërisë?

Ngecin negociatat me BE, nuk miratohet raporti kyç për Shqipërinë

16/03/2026
Bardhi dhe Spiropali ndeshen në Kuvend: Rama turpëroi Shqipërinë

PD bojkoton seancën plenare të së martës: E paligjshme dhe në kundërshtim me rregulloren

16/03/2026
PD cakton datat për zgjedhjen e kryetarit dhe Kuvendin Kombëtar

PD cakton datat për zgjedhjen e kryetarit dhe Kuvendin Kombëtar

16/03/2026
Berisha: Leva e Arkimedit për rrëzimin e Ramës jemi ne. Nesër në protestë

Berisha: Afera e Mogherinit është 5 herë më e madhe në Tiranë se në Bryzh. Ne do insistojmë që kjo aferë të hetohet

16/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Vendimi për hapjen e negociatave, a do t’i thuhet sot “JO” Shqipërisë?

Ngecin negociatat me BE, nuk miratohet raporti kyç për Shqipërinë

16/03/2026
Bardhi dhe Spiropali ndeshen në Kuvend: Rama turpëroi Shqipërinë

PD bojkoton seancën plenare të së martës: E paligjshme dhe në kundërshtim me rregulloren

16/03/2026
PD cakton datat për zgjedhjen e kryetarit dhe Kuvendin Kombëtar

PD cakton datat për zgjedhjen e kryetarit dhe Kuvendin Kombëtar

16/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.