Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Berisha këmbëngul: Nuk kam marrë fletëthirrje nga SPAK për 21 janarin. SPAK: E kemi dërguar ftesën dy herë

14/11/2025
Berisha këmbëngul: Nuk kam marrë fletëthirrje nga SPAK për 21 janarin. SPAK: E kemi dërguar ftesën dy herë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Berisha në konferencën e sotme për shtyp

Kreu i PD, Sali Berisha akuzon SPAK-un për manipulim të thirrjes zyrtare në lidhje me 21 janarin, ndërsa Prokuroria e Posaçme thekson se i ka nisur ftesë Berishës me 3 dhe 9 nëntor.

Përplasja mes Sali Berishës dhe SPAK-ut është intensifikuar sot, pasi ish-kryeministri akuzoi Prokurorinë e Posaçme se ka mashtruar lidhur me thirrjen për t’u paraqitur për hetime. Në një konferencë shtypi, Berisha hodhi poshtë çdo pretendim se ka marrë njoftim zyrtar, duke e quajtur veprimin një lojë politike të orkestruar.

“Pse duhet të marrësh të mirëqenë mashtrimin që bën Skapi? Nëse thonë se ma kanë dërguar dhe unë nuk e kam pranuar, janë mashtrues ordinerë. Unë kam njerëz në pallat dhe në seli që marrin postën me firmë. Të nxjerrin firmën po ta kem marrë,” deklaroi ai. Berisha shtoi se as banesa dhe as selia e PD nuk kanë marrë zarf, duke ironizuar se “e paska marrë Taulanti me pesë mbiemra”, duke iu referuar Taulant Ballës në lidhje me pretendimin e SPAK se thirrja është dërguar në Parlament.

Berisha e cilësoi mënyrën e njoftimit si të paligjshme, duke theksuar se institucionet nuk funksionojnë me njoftime mediatike, ndërsa akuzoi drejtues të SPAK-ut për lojëra të turpshme dhe banale.

Nga ana tjetër, SPAK publikoi një reagim zyrtar, ku sqaron se thirrjet për Berishën janë dërguar në të gjitha adresat përkatëse, përfshirë banesën, Partinë Demokratike, Kuvendin e Shqipërisë dhe adresën zyrtare të emailit. Sipas Prokurorisë së Posaçme, zarfat e dërguar në banesë janë kthyer me shënimin se “rojet janë autorizuar të mos marrin asnjë zarf”, ndërsa Kuvendi ka njoftuar se stafi politik i grupit parlamentar të PD-së ka refuzuar marrjen e njoftimit.

“Deri tani janë dërguar dy urdhër-thirrje përmes shërbimit të postës shqiptare, më datë 3.11.2025 në adresën e banesës (për t’u paraqitur në SPAK në datë 7.11.2025) dhe në datën 7.11.2025, në adresën e banesës, Partisë Demokratike dhe Kuvendit (për t’u paraqitur në datën 14.11.2025).
Urdhër-thirrja e parë, e dërguar në banesë më datë 3.11.2025, është kthyer mbrapsht në Prokurorinë e Posaçme, me shënimin:
“Rojet janë autorizuar të mos marrin asnjë zarf.”
Pas këtij konstatimi, Prokuroria e Posaçme ka vijuar me dërgimin e urdhër-thirrjes në tre destinacionet (Banesë, Partia Demokratike dhe Kuvend) më datë 07.11.2025.
Më datë 09.11.2025, është refuzuar marrja e zarfit të dërguar në banesë, ndërsa më 12.11.2025 Shërbimi i Burimeve Njerëzore dhe Trajtimit të Deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë ka njoftuar se marrja në dorëzim e njoftimit është refuzuar nga stafi politik i grupit parlamentar të Partisë Demokratike.
Përmes shkresës është sqaruar gjithashtu se njoftimi për urdhër-thirrjen është dërguar edhe në adresën zyrtare të emailit:
sali.berisha@parlament.al, më datë 10.11.2025”, thuhet në njoftimin e SPAK.

SPAK theksoi se procesi i njoftimit është kryer sipas procedurave ligjore dhe se do të vijojë me hapat e tjerë të parashikuar nga legjislacioni në fuqi. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Policia, hetime për gjetjen e Ervis Martinaj, kontrolle banesash nga Laçi në Vlorë

“Ish drejtues të policisë kriminale të përfshirë në zhdukjen e Ervis Martinajt”

12/05/2026
Boçi në Fier: “Ka një tension territorial në Shqipëri”

Boçi në Fier: “Ka një tension territorial në Shqipëri”

12/05/2026
SPAK refuzon vizitën monitoruese të Komisionit Xhafaj mbi luftën kundër pastrimit të parave

SPAK mbyll hetimet për 24 anëtarë të rrjeteve të trafikut të kokainës

12/05/2026
Kapet holandezi i mesazheve mashtruese për bankat. Vodhi llogaritë

Kapet holandezi i mesazheve mashtruese për bankat. Vodhi llogaritë

12/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Policia, hetime për gjetjen e Ervis Martinaj, kontrolle banesash nga Laçi në Vlorë

“Ish drejtues të policisë kriminale të përfshirë në zhdukjen e Ervis Martinajt”

12/05/2026
Boçi në Fier: “Ka një tension territorial në Shqipëri”

Boçi në Fier: “Ka një tension territorial në Shqipëri”

12/05/2026
SPAK refuzon vizitën monitoruese të Komisionit Xhafaj mbi luftën kundër pastrimit të parave

SPAK mbyll hetimet për 24 anëtarë të rrjeteve të trafikut të kokainës

12/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.