Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ish prefekti i Vlorës dhe analist politik, Nesturi: Po zgjohet lëvizje brenda PS, mund të kemi edhe kryeministër të ri

14/11/2025
Analisti Plator Nesturi emërohet prefekt i Vlorës
Share on FacebookShare on Whatsapp

Prefekt në Vlorë deri para pak javësh, analisti Plator Nesturi ka bërë sot një deklaratë të fortë, duke folur për lëvizje brenda PS dhe në qeverinë Rama, ndërsa nuk përjashtoi as mundësinë e një kryeministri tjetër. Ai tha në “Log” në News 24 se këto lëvizje kanë nisur tashmë.

“Ka ardhur koha për të bërë një lëvizje të thellë ndryshimi, ku edhe ai socialisti më i thjeshtë ndihet keq kur sheh se si lëvizin ata dhe nuk e ndjen veten se është i tij. Besoj se brenda PS do të ketë lëvizje të re, që mund të jetë e dhimbshme dhe ka shansin ta bëjë”, deklaroi ish-prefekti i Vlorës, Plator Nesturi.

Më tej, ai shtoi: “Dua të kujtoj edhe intervistën e fundit të Gonzatos. Ai u shpreh në mbrojtje të SPAK dhe kundër çdo ndërhyrjeje të karakterit kushtetues për t’i kufizuar kompetencat. Edhe BE është kontributor i SPAK, financiarisht dhe në logjistikë.”

Sipas Nesturit, Shqipëria është në rrugën e integrimit dhe sulmi i Berishës ndaj Gonzatos shihet edhe në këtë kontekst. Ai thekson se faktorët ndërkombëtarë kanë penguar nisma që synonin izolimin apo dobësimin e SPAK.

“Sa më shumë kalon koha, më duket imediate përpjekja për të zvogëluar SPAK. Edhe pse nuk pranohet publikisht, ka një interes të përbashkët ndërmjet dy aktorëve politikë. Ka ardhur koha për të bërë një lëvizje të thellë ndryshimi, sepse edhe socialisti më i thjeshtë nuk mund të paguajë kostot e të tjerëve,” u shpreh ai.

Nesturi theksoi se lëvizjet brenda PS-së nuk mund të kufizohen vetëm në ndryshime fytyrash: “Nëse shumë ministra apo zëvendëskryeministra dalin në hetime dhe kanë problematika ligjore, është në nderin e PS-së të sjellë emra dhe një fizionomi të re. Nuk e përjashtoj as mundësinë e ndryshimeve në qeveri, madje as të një kryeministri tjetër.”

Ai shtoi se brenda PS ka nisur një lëvizje e brendshme, pasi “nuk ka pse t’i paguajë kostot anëtari i thjeshtë poshtë. Partia nuk mund të qëndrojë vetëm duke pritur ç’bën SPAK, por duhet të reagojë.” BW

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Vendimi për hapjen e negociatave, a do t’i thuhet sot “JO” Shqipërisë?

Ngecin negociatat me BE, nuk miratohet raporti kyç për Shqipërinë

16/03/2026
Bardhi dhe Spiropali ndeshen në Kuvend: Rama turpëroi Shqipërinë

PD bojkoton seancën plenare të së martës: E paligjshme dhe në kundërshtim me rregulloren

16/03/2026
PD cakton datat për zgjedhjen e kryetarit dhe Kuvendin Kombëtar

PD cakton datat për zgjedhjen e kryetarit dhe Kuvendin Kombëtar

16/03/2026
Berisha: Leva e Arkimedit për rrëzimin e Ramës jemi ne. Nesër në protestë

Berisha: Afera e Mogherinit është 5 herë më e madhe në Tiranë se në Bryzh. Ne do insistojmë që kjo aferë të hetohet

16/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Vendimi për hapjen e negociatave, a do t’i thuhet sot “JO” Shqipërisë?

Ngecin negociatat me BE, nuk miratohet raporti kyç për Shqipërinë

16/03/2026
Bardhi dhe Spiropali ndeshen në Kuvend: Rama turpëroi Shqipërinë

PD bojkoton seancën plenare të së martës: E paligjshme dhe në kundërshtim me rregulloren

16/03/2026
PD cakton datat për zgjedhjen e kryetarit dhe Kuvendin Kombëtar

PD cakton datat për zgjedhjen e kryetarit dhe Kuvendin Kombëtar

16/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.