Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Rama bllokon pyetjet për skandalin e tynelit të Llogarasë në konferencën për shtyp me ambasadorin e BE

05/11/2025
Rama bllokon pyetjet për skandalin e tynelit të Llogarasë në konferencën për shtyp me ambasadorin e BE
Share on FacebookShare on Whatsapp

Rama dhe Gonzato në konferencë për shtyp

Kryeninistri Edi Rama nuk lejoi sot pyetje në lidhje me skandalin e tynelit të Llogarasë gjatë konferencës së përbashkët me ambasadorin e BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato.

Ai bllokoi gazetaren e Syri tv, Ambrozia Meta, të bëjë pyetje.

Gazetarja po drejtonte një pyetje në anglisht për çështjen e zëvendëskryeministres Belinda Balluku, e cila është marrë e pandehur nga SPAK në lidhje me hetimin për tunelin e Llogarasë, por Rama e ndërpreu dhe e mbylli menjëherë konferencën për shtyp.

Pyetja e Metës ishte:

“A do të vazhdojë Belinda Balluku të qëndrojë në zyrë megjithëse është marrë e pandehur nga SPAK?”, raporton syri tv.

Kryeministri u përgjigj shkurt se pyetjet duhet të jenë për raportin, edhe pse vetë raporti i Komisionit Europian vë në dukje korrupsionin në nivelet e larta të qeverisë dhe ndikimin e tij në procesin e integrimit.

Në raportin vjetor të Komisionit, thuhet se Shqipëria ka bërë “progres të kufizuar” në përmbushjen e standardeve të BE-së për lirinë e shprehjes, ndërsa vendi “mbetet në një nivel të moderuar përgatitjeje” në këtë fushë. Komisioni thekson gjithashtu se qeveria shqiptare nuk ka zbatuar rekomandimet për forcimin e lirisë së medias gjatë tre viteve të fundit.

Pas këtij episodi ka reaguar kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili e quajti veprimin e Ramës një shembull të qartë të censurës politike.

“Rama nuk lejon pyetje për Ballukun dhe tunelin e Llogarasë! Kjo është forma më staliniste e kontrollit mbi medien”, deklaroi Berisha.

Ai shtoi se veprimi i kryeministrit tregon “shkallën e frikës dhe kontrollit të tmerrshëm që regjimi i tij ushtron mbi gazetarët dhe pronarët e mediave”, ndërsa e cilësoi konferencën me BE-në si “më të turpshmen në 32 vitet e pluralizmit”.

Sipas tij, rasti i gazetarit të ndaluar tregon “mbylljen e gojës së medias kritike”, ndërsa ai akuzoi Ramën se “është përgjegjës direkt për aferën e tunelit të Llogarasë, që përfaqëson një nga vjedhjet më të mëdha me fondet publike”. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Video-skandal në burgun e sigurisë së lartë, të dënuarit shfaqen në festë në qeli, emrat

Video-skandal në burgun e sigurisë së lartë, të dënuarit shfaqen në festë në qeli, emrat

02/05/2026
FOTOLAJM/ Spiropali dhe Gjiknuri, takim në kafe ‘ditën e punëtorëve’

FOTOLAJM/ Spiropali dhe Gjiknuri, takim në kafe ‘ditën e punëtorëve’

01/05/2026
Letër nga qelia 6/Kanabisi kalon me duartrokitje, mandarinat kthehen në heshtje

Pas përjashtimit nga gara, Salianji sulmon Berishën: PD nuk mund të jetë parti individi

01/05/2026
Numërim i hapur pas votimit në Këshillin Kombëtar, sot votimi më i rëndësishëm i këshillit

Berisha pa rivalë në garën për kreun e PD-së, KOKOE rrëzon kandidaturat e Selës dhe Mulajt

01/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Video-skandal në burgun e sigurisë së lartë, të dënuarit shfaqen në festë në qeli, emrat

Video-skandal në burgun e sigurisë së lartë, të dënuarit shfaqen në festë në qeli, emrat

02/05/2026
FOTOLAJM/ Spiropali dhe Gjiknuri, takim në kafe ‘ditën e punëtorëve’

FOTOLAJM/ Spiropali dhe Gjiknuri, takim në kafe ‘ditën e punëtorëve’

01/05/2026
Letër nga qelia 6/Kanabisi kalon me duartrokitje, mandarinat kthehen në heshtje

Pas përjashtimit nga gara, Salianji sulmon Berishën: PD nuk mund të jetë parti individi

01/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.