Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Prokurori arreston avokatin në Elbasan pas debatit në sallën e gjyqit

19/10/2025
Elbasan, shitja 100 mijë euro e “Ferrari”-t nuk bind, prokuroria i sekuestron llogaritë bankare
Share on FacebookShare on Whatsapp

Një avokat u arrestua  sot në Elbasan pas një debati mes tij dhe prokurorit të çështjes në sallën e gjyqit një ditë më parë cfarë ka sjellë edhe reagimin e Dhomës Kombëtare të Avokatisë.

Në një njoftim për media, Dhoma e Avokatisë dënon me forcë ndalimin e Barjamit, duke theksuar se “një përballje e armëve të barabarta në sallën e gjykimit, sipas ligjit, është shndërruar në abuzim të atributeve të prokurorit”.

Sipas deklaratës, avokati Barjami, anëtar i Dhomës së Avokatisë së Tiranës, është arrestuar për shkak të deklarimeve të tij brenda sallës së gjyqit ku kishte njoftuar se do të bënte kallëzim penal ndaj prokurorit për falsifikim provash.

Kjo deklaratë, sipas Dhomës, është trajtuar në mënyrë arbitrare si kanosje dhe kundërshtim i prokurorit.

“Kemi të bëjmë me arrestimin e një avokati për shkak të ushtrimit të fjalës së lirë dhe detyrës së tij ligjore në mbrojtje të klientit. Është e papranueshme që një avokat të prangoset për shkak se ka shprehur mendimin e tij për falsitetin e një prove,”  thuhet në reagim.

Dhoma Kombëtare e Avokatisë u bën thirrje Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Prokurorisë së Përgjithshme të ndërhyjnë menjëherë për të hetuar këtë rast, të cilin e cilëson një shembull të qartë arbitrariteti dhe cënimi të shtetit të së drejtës.

Sipas njoftimit, incidenti ka ndodhur më 17 tetor 2025, gjatë një seance në Gjykatën e Shkallës së Parë të Elbasanit, e drejtuar nga gjyqtarja Megi Strakosha, ku prokuror ishte Gjergji Ceka.

Avokati Barjami, duke kundërshtuar një provë video që sipas tij përgënjeshtronte akuzat ndaj klientit, deklaroi se do të kallëzonte prokurorin për falsifikim të procesverbalit.

Në reagim, prokurori Ceka sipas Dhomës së Avokatisë i është drejtuar avokatit me fjalët: “Ti duhet të arrestohesh, do të arrestohesh!”.

Megjithëse seanca përfundoi normalisht, të nesërmen, më 18 tetor, Barjami është thirrur nga policia në Elbasan “për sqarime” dhe më pas është ndaluar zyrtarisht rreth orës 15:00, me akuzat për:“Kanosje për shkak të detyrës”, “Kundërshtim dhe goditje të gjyqtarit”, dhe “Kanosje të gjyqtarit”.

Dhoma e Avokatisë thekson se ndalimi është kryer në kundërshtim me ligjin dhe kërkon lirimin e menjëhershëm të avokatit Ulian Barjami. m.k

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Pezullohet drejtori i Policisë së Vlorës pas raportimit të pasaktë për protestën në Zvërnec

ANILA HOXHA/ Bluzezinjtë

31/05/2026
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, policia shoqëron një person

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, policia shoqëron një person

31/05/2026
2 orë protestë në Tiranë kundër qeverisë pas dhunës në Zvërnec

2 orë protestë në Tiranë kundër qeverisë pas dhunës në Zvërnec

31/05/2026
LISTA E PLOTË/ Publikohen fituesit e garës për anëtarë të Këshillit Kombëtar të PD

LISTA E PLOTË/ Publikohen fituesit e garës për anëtarë të Këshillit Kombëtar të PD

31/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Çmenduria e vërtet e çmimeve të biletave në Finalet e NBA Kincks vs Spurs 

Çmenduria e vërtet e çmimeve të biletave në Finalet e NBA Kincks vs Spurs 

31/05/2026
Pezullohet drejtori i Policisë së Vlorës pas raportimit të pasaktë për protestën në Zvërnec

ANILA HOXHA/ Bluzezinjtë

31/05/2026
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, policia shoqëron një person

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, policia shoqëron një person

31/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.