Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Asnjë gjykatë nuk plotëson kushtet e sigurisë, duhen ndërtuar nga fillimi”

08/10/2025
“Asnjë gjykatë nuk plotëson kushtet e sigurisë, duhen ndërtuar nga fillimi”
Share on FacebookShare on Whatsapp

Erion Bani

Kryetari i Gjykatës së Posaçme, Erion Bani, ngriti alarmin për mungesën e sigurisë në sistemin gjyqësor, duke deklaruar se në 99% të gjykatave të vendit mungojnë kushtet e nevojshme për mbrojtjen e gjyqtarëve dhe palëve në proces.
Gjatë homazheve për gjyqtarin e Apelit, Astrit Kalaja, i cili u vra të hënën në sallën e gjyqit, Bani theksoi se të gjitha gjykatat në Shqipëri kanë nevojë për godina të reja që të garantojnë siguri dhe funksionim normal.

“Ju vetë jeni dëshmitarë, sepse mbuloni drejtësinë dhe e shihni që në 99% të gjykatave mungojnë kushtet bazë të sigurisë. Asnjë gjykatë nuk i plotëson standardet, pasi të gjitha duhet ndërtuar nga e para. Pa siguri në gjykata, nuk mund të ketë pavarësi të gjyqtarit në dhënien e vendimit — një gjyqtar që nuk ndihet i qetë, nuk mund të japë drejtësi,” deklaroi Bani, sipas A2 CNN.

Ai shtoi se siguria nuk lidhet vetëm me mbrojtjen e gjyqtarëve, por edhe të të gjithë aktorëve të tjerë në sallë — prokurorëve, avokatëve, të pandehurve, gazetarëve dhe publikut.
“Ky është një moment reflektimi për të gjithë, sepse në mungesë të sigurisë, kushdo ndihet i rrezikuar. Të gjitha gjykatat duhet të ndërtohen nga e para dhe është koha që institucionet përgjegjëse të marrin masa konkrete,” theksoi ai.

Bani njoftoi gjithashtu se të enjten do të zhvillohet një mbledhje e të gjithë gjyqtarëve të vendit, ku do të analizohen problemet dhe do të kërkohet përgjegjësi nga institucionet që nuk kanë përmbushur detyrimet e tyre ligjore.
“Sipas akteve ligjore që prej vitit 2010, në çdo sallë gjyqi duhet të ketë prani të forcave të policisë për garantimin e sigurisë. Pse kjo nuk është zbatuar, do të diskutohet dhe do të merren masa,” përfundoi kryetari i Gjykatës së Posaçme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Berisha: Në dosjen Balluku nuk ekziston asnjë emër i opozitës, mos u bëni pjesë e shpifjes së Edi Ramës

Berisha: Në dosjen Balluku nuk ekziston asnjë emër i opozitës, mos u bëni pjesë e shpifjes së Edi Ramës

21/03/2026
Alarmi nga Berlini, qeveria rrezik për integrimin. Bardhi dhe Tabaku takim me Ministrin gjerman për Europën

Alarmi nga Berlini, qeveria rrezik për integrimin. Bardhi dhe Tabaku takim me Ministrin gjerman për Europën

21/03/2026
Kush ishte mbrapa sulmit të sotëm që gati ndali internetin

SHBA sekuestron faqet iraniane që kryen sulme kibernetike, mes tyre edhe ‘homeland’

20/03/2026
4 mijë rrënjë kanabis në shtëpinë e drejtorit të burgut të Rrogozhinës

Lirohet nga qelia drejtori i burgut të Rrogozhinës, magazinat me kanabis, në kërkim vëllai

20/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha: Në dosjen Balluku nuk ekziston asnjë emër i opozitës, mos u bëni pjesë e shpifjes së Edi Ramës

Berisha: Në dosjen Balluku nuk ekziston asnjë emër i opozitës, mos u bëni pjesë e shpifjes së Edi Ramës

21/03/2026
Alarmi nga Berlini, qeveria rrezik për integrimin. Bardhi dhe Tabaku takim me Ministrin gjerman për Europën

Alarmi nga Berlini, qeveria rrezik për integrimin. Bardhi dhe Tabaku takim me Ministrin gjerman për Europën

21/03/2026
Kush ishte mbrapa sulmit të sotëm që gati ndali internetin

SHBA sekuestron faqet iraniane që kryen sulme kibernetike, mes tyre edhe ‘homeland’

20/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.