Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Secili sheh tek vetja e tij fatin e Erion Veliajt”

24/09/2025
“Secili sheh tek vetja e tij fatin e Erion Veliajt”
Share on FacebookShare on Whatsapp

Rruga e vetme mbetet protesta! Sot ata nxinin sepse secili shihte tek vetja e tij fatin e Erion Veliajt, tha kreu i PD, Sali Berisha ndërsa po dilte nga Parlamenti.

“Siç e patë vetë, narkoparlamenti i Partisë Socialiste, vazhdoi edhe sot konsolidimin e aktit më antikushtetues në historinë e këtij parlamenti, votimin në errësirë të plotë të narkoqeverisë dhe programit të saj.
Qytetarët e panë se çdo gjë ëshët e pashpresë në rrugë procedurale dhe ligjore dhe rruga e vetme mbetet vendosmëria qytetare, protesta kundër këtij grupi mafioz që ka uzurpuar të gjitha pushtetet dhe nuk njeh ligj, Kushtetutë dhe as moral.
Sot ishte një mundësi që të anullohej seanca dhe me anullimin e seancës rivendosej Kushtetuta.
Por problemi është se këta janë Erion Veliaj.
Janë copy-paste.
Këta e kanë shumë të qartë se i pret fundi i Erionit.
Këta e kanë të qartë se e drejta, e vërteta, vonon, por nuk harron.
Lubi VBalluku e ka të qartë se tuneli i Llogarasë është për të tuneli nga i cili nuk do dalë dot ndonjëherë. Le ta fshehë dhe të bëjë ç’të dojë me dosjen Altin Troplini, por ai tuneli mbetet monumenti më i shëmtuar i vjedhjes së Edi Ramës dhe Lubi Ballukut.
Është e qartë se kur them që janë si Erion Veliaj, janë pa asnjë diskutim edhe më keq se ai në disa aspekte.
Janë 400 milionë të djegësave, të cilat kanë firmën e Edi Ramës, por aktualisht e mbron Altin Troplini.
Mirëpo ai e di se drejtësia vonon dhe nuk harron.
Këta i panë dje këshilltarët, të quajturit larva njerëzore, njerëz të cilët kishin dalë dhe ishin kacavjerrë dritareve dhe dyerve të prokurorisë dhe gjykatës në protesta kundër arrestimit të Erionit, kurse dje i bënin gjyqin Erion Veliajt, duke dëshmuar se nuk kanë as moral, as karakter, asgjë tjetër.
Ju e patë se si ishin ata sot, ishin në zi, nxinin sepse panë secili në veten e tij, fatin e Erion Veliajt.
Këta e dinë shumë mirë…
E di ndrikull Xhaçka se atë pronë nuk do e gëzojë, pavarësisht se ka aksioner Edi Ramën.
Edi Rama e di mirë se për ato vjedhje monstruoze, dita do i vijë.
E di mirë se Gjipenë nuk do e gëzojë. Nuk do mund ta gëzojë.
Ju lutem, zbërthejeni pak gjyqin e Erion Veliajt dje. Ai ishte supergjyqi i llojit të tyre.
Njerëz që para disa muajsh ishin kacavjerrë, kishin sulmuar gjykatës dhe prokurorë për arrestimin e Lal Vjedhësit, dje i bënin gjyqin pa mëshirë dhe më pasion të tmerrshëm.
Ky është problemi i tyre.
Këta e dinë se secili prej tyre është një Erion Veliaj”, tha Berisha për gazetarët jashtë Parlamentit. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Policia, hetime për gjetjen e Ervis Martinaj, kontrolle banesash nga Laçi në Vlorë

“Ish drejtues të policisë kriminale të përfshirë në zhdukjen e Ervis Martinajt”

12/05/2026
Boçi në Fier: “Ka një tension territorial në Shqipëri”

Boçi në Fier: “Ka një tension territorial në Shqipëri”

12/05/2026
SPAK refuzon vizitën monitoruese të Komisionit Xhafaj mbi luftën kundër pastrimit të parave

SPAK mbyll hetimet për 24 anëtarë të rrjeteve të trafikut të kokainës

12/05/2026
Kapet holandezi i mesazheve mashtruese për bankat. Vodhi llogaritë

Kapet holandezi i mesazheve mashtruese për bankat. Vodhi llogaritë

12/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Policia, hetime për gjetjen e Ervis Martinaj, kontrolle banesash nga Laçi në Vlorë

“Ish drejtues të policisë kriminale të përfshirë në zhdukjen e Ervis Martinajt”

12/05/2026
Boçi në Fier: “Ka një tension territorial në Shqipëri”

Boçi në Fier: “Ka një tension territorial në Shqipëri”

12/05/2026
SPAK refuzon vizitën monitoruese të Komisionit Xhafaj mbi luftën kundër pastrimit të parave

SPAK mbyll hetimet për 24 anëtarë të rrjeteve të trafikut të kokainës

12/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.