Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Seanca gjyqësore në ngarkim të Berishës e Malltezit, avokatët kërkojnë rrëzimin e të gjitha akuzave

15/09/2025
Arrestohet avokati Genc Gjokutaj
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ka nisur procesi gjyqësor për dosjen “Partizani” ndërsa kreu i PD, Sali Berisha dhe mbrojtja e tij po akuzojnë SPAK-un për shkelje të ligjit dhe politizim të procesit. Avokatja e Berishës, Klodjana Gjyzari tha se vendimet në këtë proces po marrin formë nga gjyqtarja Irena Gjoka edhe pse mbi të ekziston një vendim i formës së prerë penal.

Seanca vijon me shqyrtimin e kërkesave për pavlefshmëri të akuzave, ndërsa avokati Genc Gkokutaj, thekson se këto elementë vënë në diskutim legjitimitetin e procesit.

“Ne kërkojmë pavlefshmëri absolute për marrjen si të pandehur dhe të njoftimit të akuzes për shtetasin Sali Berisha. Nga të dhënat e njoftimit nga SPAK, konstatohet se Berisha në cilësinë e tij si kryeministër, ka kryer veprime konkrete, duke marrë akte ligjore dhe nënligjore me qëllim përfitimin e familjeve pronare, ku përfitues ishte edhe Jamarbër Malltezi. Prokuroria ka tejkaluar kompetencën e saj kushtetuese, duke u bazuar në opinione. Ngritja e akuzës nuk është kryer në përputhje me ligjin. Prokuroria përdor dy standarte, për Sali Berishën vendos masë sigurie ndërsa per bazën detare të Limionit dhe për Teatrin nuk ka masë sigurie. Ambasadorja Kim ka ushtruar presion në SPAK për të ndjekur penalisht Berishën”, tha Gjokutaj.

Ndërsa Gjyzari shtoi se dokumenti i dënimit të Gjokës është njohur dhe vlerësuar si autentik nga Prokuroria e Përgjithshme, çka sipas mbrojtjes tregon se vendimi ndaj Gjokës është i vërtetë dhe se kjo e bën të dyshimtë ligjshmërinë e të gjitha akt-aktet e saj në këtë proces.

“Të gjitha vendimet janë marrë nga gjyqtarja Irena Gjoka, mandati i së cilës duhet të kishte mbaruar që në vitin 2016. Irena Gjoka ka qenë e dënuar me vendim të formës së prerë. Jemi vënë në dijeni që dokumenti që ne kemi dorëzuar, është vlerësuar autentik nga Prokuroria e Pergjithshme. Vendimi nuk është ekzekutuar dhe as nuk është ankimuar. Kjo tregon që vendimi ndaj Irena Gjokës është i vërtetë”, tha Gjyzari.

Avokati mbrojtës i Jamarbër Malltezit ka kërkuar pavlefshmëri të të gjitha akteve procedurale të kryera gjatë fazës hetimore. Klodian Skënderi e ka konsideruar tërësisht të pabazuar ligjërisht akuzën ndaj klientit të tij.

“Nuk ka akuzë të bazuar në prova dhe në ligj. Kërkojmë konstatim të pavlefshmërisë absolute të akteve të hetimit paraprak të gjyqtares Irena Gjoka”, ka thënë në seancë avokati Klodian Skënderi.

Sipas avokatit të tij, Malltezi akuzohet për dy vepra penale, “korrupsion pasiv” dhe “pastrim i produkteve të veprës penale”, por në asnjërin rast nuk qëndron ligjërisht lidhja e tij me faktet.

“Akuza për korrupsion pasiv nuk ka asnjë lidhje me z. Malltezi. Ai nuk ka mbajtur kurrë një funksion publik që të përfshihet në këtë vepër penale. Ndërsa sa i përket akuzës për pastrim parash, është gjithashtu e pabazë dhe nuk ka lidhje me ndonjë vepër të mëparshme penale,” deklaroi avokati. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Nga Semani në Fier te Liqeni i Fierzës në Has: Matja më masive e cilësisë së ujrave ne vend, çfarë tregojnë matjet e pavarura për ujin në Shqipëri

Nga Semani në Fier te Liqeni i Fierzës në Has: Matja më masive e cilësisë së ujrave ne vend, çfarë tregojnë matjet e pavarura për ujin në Shqipëri

21/03/2026
“Secili sheh tek vetja e tij fatin e Erion Veliajt”

Berisha, propozim tjetër për numrin e deputetëve

21/03/2026
Kush shkon në krye të qarqeve nga PS. Lëviz Shalsi, Manja, Gjiknuri

Kush shkon në krye të qarqeve nga PS. Lëviz Shalsi, Manja, Gjiknuri

21/03/2026
Balluku me tren nga Zyrihu në Bernë dhe jo me këmbë nga rruga ‘Abdi Toptani’ tek rruga ‘Jordan Misja’

Berisha parashikon fatin e Ballukut, krejt tjetër nga ajo që pritej

21/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Nga Semani në Fier te Liqeni i Fierzës në Has: Matja më masive e cilësisë së ujrave ne vend, çfarë tregojnë matjet e pavarura për ujin në Shqipëri

Nga Semani në Fier te Liqeni i Fierzës në Has: Matja më masive e cilësisë së ujrave ne vend, çfarë tregojnë matjet e pavarura për ujin në Shqipëri

21/03/2026
“Secili sheh tek vetja e tij fatin e Erion Veliajt”

Berisha, propozim tjetër për numrin e deputetëve

21/03/2026
Kush shkon në krye të qarqeve nga PS. Lëviz Shalsi, Manja, Gjiknuri

Kush shkon në krye të qarqeve nga PS. Lëviz Shalsi, Manja, Gjiknuri

21/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.