REAGIMI/ Lëvizja Rinore Egjyptiane & Rome: Vladimir Kosta palaço deputet dhe servil...

REAGIMI/ Lëvizja Rinore Egjyptiane & Rome: Vladimir Kosta palaço deputet dhe servil i “llapistit”

91
0
Shares

Në letrën e tij publike ku shpalli edhe largimin nga Partia Socialiste, deputeti Vladimir Kosta përmendte edhe një fakt gjatë zgjedhjeve të vitit 2009.
“Kam investuar mund, djersë dhe para për Partinë Socialiste, Berat, Poliçan në 2009, Për një kërkesë tënden i pagova 110 mijë euro televizionit të atij jevgut të Beratit”, shkruante Kosta.
Por pas kësaj deklarate ka reaguar sot Lëvizja Rinore Egjyptiane & Rome.
Përmes një deklarata ata i kërkojnë Kostës të kërkojë ndjesë, në të kundërt do të ndjekin rrugën ligjore.
“Pse gjithmonë politikanët tanë shfryhen duke ofenduar një komunitet, që për çudi gjithnjë është po i njëjti komunitet ‘jevgjit’?
Me çfarë profesionalizmi dhe mediat on-line vazhdojnë dhe bëjnë të njëjtin gabim, prodhojnë lajmin me sharjen që ai palaço deputet i bën një grupi shoqëror?
Si mundet ky servil ‘llapist’ i dikurshëm i shefit të tij gjen kurajën dhe ofendon njerëz, të cilët janë mësuar të jetojnë pa lëpirë shefat për të mbijetuar?
 Si mundet ky ‘përfaqësues’ që merr rrogën nga taksat e këtyre njerëzve që dinjitetin e vlerësojnë më shume se ai guxon dhe i ofendon ?
Z. Kosta kërko ndjesë publike ashtu siç bëri dhe z. Blushi, në rast të kundërt do të ndjekim rrugën ligjore”, shprehet në deklaratën e saj Lëvizja Rinore Egjyptiane & Rome.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY