Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Arrestohen në Divjakë dy vëllezër të kërkuar nga drejtësia italiane

29/08/2025
Arrestohen në Divjakë dy vëllezër të kërkuar nga drejtësia italiane
Share on FacebookShare on Whatsapp

Policia e Shtetit ka finalizuar me sukses një tjetër operacion për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar. Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSh, në bazë të informacioneve të siguruara mbi vendndodhjen e dy shtetasve të shpallur në kërkim, organizoi dhe zhvilloi operacionin e koduar “Operacionalja 64”.

Si rezultat i këtij operacioni, u lokalizuan, u kapën dhe u vunë në pranga Roland Metushi, 47 vjeç, dhe Saimir Metushi, 45 vjeç, banues në Divjakë. Të dy këta shtetas ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi janë dënuar për veprimtari kriminale në trafikun e lëndëve narkotike.

Gjykata e Novarës në Itali, në tetor të vitit 2024, ka dhënë vendimin e saj për dënimin e vëllezërve Metushi: Saimir Metushi është dënuar me 7 vite burg, ndërsa Roland Metushi me 5 vite, për akuzat “Organizata kriminale” dhe “Trafikim i lëndëve narkotike”.

Materialet procedurale mbi arrestimin e tyre provizor, me qëllim ekstradimin në Itali, i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier. Në vijim, Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Romën, po ndjek procedurat e ekstradimit të dy shtetasve drejt Italisë. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

Përplasje tragjike makinash në aksin Vlorë-Kotë, 2 drejtuesit mbeten pa jetë

22/03/2026
Noka-policisë: Po funksiononi si bandë, keni goditur direkt në sy liderin e opozitës me urdhër

Noka-policisë: Po funksiononi si bandë, keni goditur direkt në sy liderin e opozitës me urdhër

22/03/2026
Policia, arrestime mes protestuesve të opozitës, edhe 4 të mitur

Policia, arrestime mes protestuesve të opozitës, edhe 4 të mitur

22/03/2026
Protestë e madhe e opozitës te Kryeministria dhe institucionet e përfshira në korrupsion

Protestë e madhe e opozitës te Kryeministria dhe institucionet e përfshira në korrupsion

22/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

Përplasje tragjike makinash në aksin Vlorë-Kotë, 2 drejtuesit mbeten pa jetë

22/03/2026
Noka-policisë: Po funksiononi si bandë, keni goditur direkt në sy liderin e opozitës me urdhër

Noka-policisë: Po funksiononi si bandë, keni goditur direkt në sy liderin e opozitës me urdhër

22/03/2026
Policia, arrestime mes protestuesve të opozitës, edhe 4 të mitur

Policia, arrestime mes protestuesve të opozitës, edhe 4 të mitur

22/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.