Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Premton sërish 2 avionë. Rama, leksion nga stervitja ushtarake e kohës së Enverit: Përparësi ka njeriu, jo arma!

27/08/2025
Premton sërish 2 avionë. Rama, leksion nga stervitja ushtarake e kohës së Enverit: Përparësi ka njeriu, jo arma!
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryeministri Edi Rama ka zhbërë sot nevojën e teknologjisë për të luftuar zjarret ndërsa rreshtoi disa shembuj ku avionët e teknologjisë së fundit nuk ndalën zjarret të shkrumbojnë në Izmir dhe Los Anxhelos.

“Ndaj, kur dëgjojmë zëra që shajnë Shqipërinë, pse nuk ka avion zjarrfikës në pronësi, duhet ta mbajmë parasysh një të vërtetë shumë të thjeshtë; avionët nuk janë magjistarë, ata janë ndihmës të fuqishëm, të cilët nuk na kanë munguar falë mekanizmit europian të mbrojtjes civile, pjesë e të cilit jemi ne, Shqipëria, me të drejta të barabarta, por nuk janë asesi të plotfuqishëm.

22 avionë të gjeneratës së fundit nuk e penguan dot përbindëshin e flakëve ta digjte dhe ta përcëllonte gjerësisht zonën e Izmirit, duke hapur një plagë të dhimbshme mbi tokën e Turqisë mike dhe duke bërë të evakuohen dhjetëra mijëra njerëz.

Ashtu si kundër, forca më e madhe ajrore e planetit nuk mundi dot ta shmangte shkrumbimin tragjik të një vendbanimi të madh sa Tirana në Los Anxhelos”, tha Rama.

Në vijim ai shkoi më tej teksa riktheu leksionet e kapterrëve të kohës së komunizmit më themel të të cilave ishte deviza se ‘përparësi ka njeriu dhe jo arma’.

“Avionët janë një krah i fuqishëm në betejë, pa dyshim edhe ne do të kemi së shpejti flotën e avionëve tanë, e cila do të nisë të ndërtohet me dy avionë zjarrfikës, por magjia, nëse mund ta quajmë kështu është bashkërendimi dhe sakrifica në tokë”, tha Rama.

Natyrisht siç ka bërë gjithmonë kur ka rënë fjala për zjarret ai tha se do të kemi së shpejti flotëm ajrore antizjarr, fillimisht me 2 avionë😂😂. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Berisha: Lubia është kryeministrja hije. Ka zëvendësuar Agasin me Bistrin

Berisha: Lubia është kryeministrja hije. Ka zëvendësuar Agasin me Bistrin

13/05/2026
Ngarkesa e gjyqtarëve, sfida e balancimit nuk kalohet as me hartën e re gjyqësore

Mereme Sela, padi në Gjykatën Administrative, cili është vendimi për kandidaten e skualifikuar në garën në PD

13/05/2026
Myzyri i Prokurimeve Publike merr vendimin më 25 maj. Pse SPAK po tërhiqet nga akuza

Myzyri i Prokurimeve Publike merr vendimin më 25 maj. Pse SPAK po tërhiqet nga akuza

13/05/2026
Konfirmohet fundosja e pallateve tek Durrës Marina, projekti 2 miliardë dollarë. Çfarë thotë IKMT

Konfirmohet fundosja e pallateve tek Durrës Marina, projekti 2 miliardë dollarë. Çfarë thotë IKMT

13/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha: Lubia është kryeministrja hije. Ka zëvendësuar Agasin me Bistrin

Berisha: Lubia është kryeministrja hije. Ka zëvendësuar Agasin me Bistrin

13/05/2026
Ngarkesa e gjyqtarëve, sfida e balancimit nuk kalohet as me hartën e re gjyqësore

Mereme Sela, padi në Gjykatën Administrative, cili është vendimi për kandidaten e skualifikuar në garën në PD

13/05/2026
Myzyri i Prokurimeve Publike merr vendimin më 25 maj. Pse SPAK po tërhiqet nga akuza

Myzyri i Prokurimeve Publike merr vendimin më 25 maj. Pse SPAK po tërhiqet nga akuza

13/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.