Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka deklaruar sot se versioni i Ramës për reformën në drejtësi është mungesë serioziteti duke iu referuar deklaratës së Kryeministrit “shkruajeni vetë si të doni”.
“Reforma ne drejtesi nuk ka nevoje per deklarata elektorale. Kjo reforme kerkon gjithperfshirje te gjithe shqiptareve, te cdo faktori politik dhe opozites, e jo perjashtime sic ka bere deri tani dhe sic po vazhdon te beje Rama.
Eshte e veshtire ti besosh nje njeriu qe nje here thote Reforma e Drejtesise do te kaloje pa opoziten, pastaj kercenon se “do ta votoni me nje kembe”, pastaj tenton planin e blerjes se mandateve, pastaj plane te tjera B, C, D…e tani leshohet ne ekstremin tjeter: “shkruajeni vete si te doni ” duke perjashtuar Partine Socialiste nga pergjegjesia.
Me kete deklarate ai vetem sa fakton se asnjehere nuk e mori seriozisht reformen ne drejtesi por e trajtoi prej dites se pare si instrument pushteti, per larje llogarish dhe intriga politike.
Nuk kam pranuar qe ne fillim, dhe nuk do te pranoj as sot, as neser qe drejtesia te trajtohet si placke per te mbyllur pazare apo per te bere kalkulime per hir te karrikes. PD dhe opozita eshte angazhuar me seriozitet qe diten e pare, duke kerkuar konsensus, duke ofruar zgjidhje, duke qendruar fort ne parimet dhe rekomandimet e Venecias. Sepse qellimi yne i vetem eshte nje reforme qe ti sherbeje shqiptareve dhe Shqiperise sot dhe ne dekadat qe vijne, dhe jo orekseve te dites, skemave, intrigave dhe kurtheve per pushtet.
Opozita e ka shkruar propozimin me kaligrafi dhe permbajtje te Venecias, dhe Rama e ka mbi tryeze. Ta votojme, e shqiptareve dhe aleateve qe po kerkojne konsensusin tash sa kohe, tu japim lajmin e mire!”, deklaron kreu i opozitës, Lulzim Basha.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/