Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

‘Corriere Calabria’: ‘Ndragheta dhe mafia shqiptare’ bashkimi në formën e konfederatës, spikat emri i Saimir Bilacaj

28/07/2025
‘Corriere Calabria’: ‘Ndragheta dhe mafia shqiptare’ bashkimi në formën e konfederatës, spikat emri i  Saimir Bilacaj
Share on FacebookShare on Whatsapp

‘Corriere Calabria’ publikoi sot një shkrim me titull ‘Ndragheta dhe mafia shqiptare’ bashkimi në formën e konfederatës dhe interesat e narkotrafikut’ ku zbulon detaje të dosjes së operacionit “Arangea bis’ në kuadër të të cilit më 19 korrik 2025 u arrestua në Shëngjin, Saimir Bilacaj.

SHKRIMI/ Lidhjet e forta mes ‘Ndranghetas dhe grupeve shqiptare në trafikun e drogës janë zbuluar në faqet dosjes së hetimit të operacionit “Arangea bis” të Prokurorisë Antimafia të Reggio Calabrias (DDA)

Dosja zbulon një organizate “të qëndrueshme dhe mirëstrukturuar në trafikun e drogës, kokainë, hashash dhe marijuanë që sigurohej nga Amerika e Jugut (Ekuador) dhe Evropa (Spanjë, Gjermani, Holandë, Belgjikë, Shqipëri),

Në bisedat e përgjuara, të dyshuarit shpesh i referohen Shqipërisë. Në një bisedë që daton tetor 2020, evidentohet “linja transnacionale që ndjekin të dyshuarit për të siguruar drogën”. Kjo ndodh kur Santoro Rosaci i propozon Antonio Gullì-t të blejë marijuanë që vjen nga Shqipëria. Sasia e drogës që posedonin trafikantët shqiptarë rezulton të jetë 3 tonë: “Nëse do, në Shqipëri kanë 3 mijë kg”.

Brokeri shqiptar

Në dosje  spikat emri i  Saimir Bilacaj (lindur më 1985). Hetuesit e konsiderojnë atë “promotor, drejtues, organizator dhe financues të shoqatës” kriminale.

Sipas akuzës, Bilacaj, së bashku me Antonio Gullì, “financonte dhe organizonte, në të gjitha aspektet e saj, importet e kokainës nga Amerika e Jugut në portin e Gioia Tauro”. Ai jepte udhëzime bashkëpunëtorëve, duke përcaktuar kohën, sasinë dhe mënyrën e importit. Ishte ai, bashkë me Gullì-n, që ndiqte fazat e ndryshme të ngarkimit të kokainës, transportit në det dhe nxjerrjes së saj nga porti kalabrez. Përveç kësaj, ai menaxhonte edhe “dorëzimin e parave që vinin nga transaksionet e paligjshme te individë me origjinë kineze, të ngarkuar me riciklimin e tyre”.

Lidhjet mes ‘Ndranghetas dhe Mafias Shqiptare: Roli i Saimir Bilacaj

Në kuadër të hetimit italian, veçanërisht në lidhje me figurën e Saimir Bilacaj, urdhri i DDA-së (Drejtoria Distriktuale Antimafia) referon hetime të Prokurorisë së Milanos që zbulojnë lidhje të ngushta mes ‘Ndranghetas (mafias kalabreze) dhe një organizate shqiptare. Kjo organizatë shqiptare është një degëzim i strukturës kriminale mafioze e njohur si “Kompania Bello” ( Sipas të dhënave, kjo e fundit “ka operuar në formë të konfederuar me grupet kriminale” kalabreze.

Hetimet kanë treguar se “kanali i furnizimit drejtohet nga një grup shqiptar, përgjegjësit e të cilit janë pozicionuar në pika strategjike për kontrollin e narkotrafikut botëror”. Në veçanti, një prej përgjegjësve kryesorë të këtij grupi furnizues ishte pikërisht Saimir Bilacaj. Ai, nga Valencia, kontrollonte dërgesat e kokainës nga Amerika e Jugut drejt Evropës, si dhe transferimin e saj të mëpasshëm në tregjet evropiane.

Bilacaj, sipas hetuesve, ka lidhje me Davide Flachi, bosi i “Comasina”-s, i cili thuhet se i ka njohur atij titullin e “njeriut të nderit”. Në hetimet e Milanos, përveç Bilacajt, është përfshirë edhe një tjetër broker shqiptar. Hetuesit besojnë se të dy operonin në Amerikën Latine, ku janë aktivë në pika kyçe të vendeve prodhuese të kokainës si Kolumbia, Bolivia dhe Peruja. Mbi të gjitha, ata janë aktivë në qytetet ku ndodhen portet ndërkontinentale, të përdorura për transferimin e drogës me anë të kontejnerëve, si Guayaquil, Panama dhe Turbo (në Kolumbi).

Përmbajtja e një bisede chat është veçanërisht domethënëse, ku një nga të dyshuarit, në lidhje me grupin ballkanik, shprehet: “Pastaj janë këta shqiptarët… Tashmë i kanë shtënë në dorë gjithçka… Vëlla, janë kudo… Janë të zotë… Në Amerikën e Jugut janë ata tani.” Kjo dëshmon për shtrirjen dhe ndikimin e konsiderueshëm të mafias shqiptare në skenën e trafikut ndërkombëtar të drogës./Corriere Calabria/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Kapen me kokainë në furgon dhe shtëpi, arrestohen të rinjtë shqiptarë në Itali

SPAK dërgon në gjyq dosjen: 10 të pandehur, rrjet kokaine me shtrirje nga Amerika Latine në BE

27/01/2026
Berisha në Strasburg: Narkoshteti i Ramaduros rrezikon sigurinë e Europës!

Berisha në Strasburg: Narkoshteti i Ramaduros rrezikon sigurinë e Europës!

27/01/2026
ALFRED LELA/ Tre ‘klasikët e mendimit politik’ të ‘PD së re’ të Bashës

Debati për shpifjen/Alfred Lela: Rama kërkon censurë, jo dekriminalizim

27/01/2026
I kërkuar për vrasje në Maqedoni kapet nga policia shqiptare

I kërkuar për vrasje në Maqedoni kapet nga policia shqiptare

27/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Kapen me kokainë në furgon dhe shtëpi, arrestohen të rinjtë shqiptarë në Itali

SPAK dërgon në gjyq dosjen: 10 të pandehur, rrjet kokaine me shtrirje nga Amerika Latine në BE

27/01/2026
Berisha në Strasburg: Narkoshteti i Ramaduros rrezikon sigurinë e Europës!

Berisha në Strasburg: Narkoshteti i Ramaduros rrezikon sigurinë e Europës!

27/01/2026
ALFRED LELA/ Tre ‘klasikët e mendimit politik’ të ‘PD së re’ të Bashës

Debati për shpifjen/Alfred Lela: Rama kërkon censurë, jo dekriminalizim

27/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.