Donald Lu sfidon: Basha dhe Rama të takohen dhe të gjejnë një...

Donald Lu sfidon: Basha dhe Rama të takohen dhe të gjejnë një zgjidhje, ose të rrinë të ngujuar për jetë

44
0
Shares

Ambasador amerikan ka sfiduar dy krerët e politikës shqiptare, Edi ramin dhe Luzlim Bashën. Sfida ka qenë për tu ulur ata në një takim, dhe të mos dalin prej andej pa gjetur një zgjidhje të pranueshme për reformën në drejtësi.
Në një dalje publike para medieve, Donald Lu u shpreh se “Jemi të lodhur nga debatet. I Refuzoj propozimet e fundit të kreut të opozitës Lulzim Basha dhe ata të kryeministrit Edi Rama. Sfidoj Ramën dhe Bashën të takohen të hënën. Ata duhet të premtojnë publikisht se nuk do të dalin nga salla e takimit pa gjetur një zgjidhje dhe të tregojnë se kush është vërtetë për kompromisin. Ata duhet të gjejnë një zgjidhje të pranueshme nga mazhoranca e opozita, ose për ndryshe të rrinë aty të mbyllur për jetë”, u shpreh Lu.
Më tej ambasadori duke ripërsëritur rëndësinë e reformës, bëri të ditur se “Krimi organizuar, gjyqtarët dhe zyrtarët e korruptuar kanë frikë nga reforma. Harku i historisë është i gjatë, por në fund do të anojë nga drejtësia. Reforma e drejtësisë do të miratohet, por problemi është se kjo klasë politike do të mbahet mend për suksesin apo di të fajësohet për dështimin e saj”, u shpreh midis të tjerave Lu.

 

Deklarata e plotë për mediat e Ambasadorit të SHBA Donald Lu


donald lu, deklarate per mediatTë dashur miq shqiptarë,
Mendoj se ka një gjë për të cilën biem dakord.  Të gjithë jemi të acaruar dhe të lodhur me udhëheqësit politikë të Shqipërisë.
Sot, Z. Basha tha se opozita kishte vendosur mbi tavolinë një propozim të vlefshëm. I thashë Z. Basha se propozimi i tij ishte i papranueshëm nga Shtetet e Bashkuara dhe se tregon që ka thyer zotimin e tij ditën e diel ndaj Ambasadores Nuland.
Gjithashtu sot, Z. Rama njoftoi se ai u ka dhënë fund negociatave me opozitën dhe se do të pranonte çdo kërkesë të opozitës që miratohet nga BE dhe SHBA. Unë e refuzoj edhe këtë rol. Përgjegjësia për zgjidhjen e problemeve politike të Shqipërisë është e udhëheqësve shqiptarë.
Propozoj një zgjidhje të thjeshtë. E sfidoj kryeministrin dhe kreun e opozitës që të takohen ballë për ballë të hënën dhe të premtojnë publikisht se nuk do të largohen nga salla e takimit deri sa të kenë një zgjidhje për çështjen e fundit të kësaj reforme. Le të shohim se kush është me të vërtetë në favor të mbështetjes së një kompromisi.
Kjo do ta zgjidhë problemin në njërën prej dy mënyrave. Ata ose do të gjejnë një zgjidhje që mund të mbështetet si nga qeveria, ashtu edhe nga opozita. Ose, mund të mbyllen brenda asaj salle takimi së bashku, përjetë.
Disa muaj më parë pyeta se kush ka më shumë frikë nga kjo reformë?  Krerët e krimit të organizuar? Gjyqtarët e korruptuar? Apo politikanët kriminelë? Sot, përgjigja është e qartë. Të gjithë ata kanë frikë dhe të gjithë po e luftojnë.
Të enjten, deputetët e kuvendit kanë mundësinë të tregojnë qëndresë për popullin e nderuar të Shqipërisë, që po e kërkon këtë reformë.  Ka ende kohë që Z. Basha dhe Z. Rama të gjejnë një kompromis.  Nëse ata nuk munden, Kuvendi duhet ta miratojë këtë reformë.
Harku i historisë është i gjatë, por anon nga drejtësia. Reforma në drejtësi do të miratohet. E vetmja pyetje është nëse ky kuvend dhe udhëheqësit e partive politike, do të mbahen mend për suksesin apo do të fajësohen për dështimin e saj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY