Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Rrihen për plazhin, tokën e asnjërit dy biznesmenët në Ksamil, njëri në spital

19/07/2025
Rrihen për plazhin, tokën e asnjërit dy biznesmenët në Ksamil, njëri në spital
Share on FacebookShare on Whatsapp

Rrahje dhe gjak mes dy biznesmenëve në Ksamil, njëri përfundon në spital.

Një incident i rëndë ka ndodhur të shtunën në Ksamil, ku një konflikt mes dy biznesmenëve të zonës ka degjeneruar në dhunë fizike. Ngjarja ka ndodhur në pjesën e plazhit të “Euro Hotel Ksamil”, ku është sulmuar pronari i hotelit, Albert Pashaj, i cili ka marrë plagë nga goditjet me sende të forta.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se autor i dyshuar i sulmit është Agim Taraj, pronar i “Sunset Restorant Ksamil”. Sipas informacioneve paraprake, konflikti ka lindur për shkak të mosmarrëveshjeve mbi menaxhimin dhe vendosjen e çadrave në zonën përballë hotelit, pjesë e vijës bregdetare – një territor që shpeshherë sjell tensione mes bizneseve gjatë sezonit turistik. Ata synojnë të zënë çdo centimetër me çmime të larta një sipërfaqe publike, joshur edhe nga strukturat e korruptuara lokale.

Dyshohet se përplasja ka në thelb pretendime për kontrollin dhe pronësinë mbi hapësirat në plazh, një fenomen që mbetet problematik në zonat turistike të jugut të vendit, veçanërisht gjatë muajve të verës.

Albert Pashaj është transportuar për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e incidentit. Agim Taraj pritet të merret në pyetje nga autoritetet ndërsa mësohet se ka pasur edhe precedentë të tjerë. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Pezullohet drejtori i Policisë së Vlorës pas raportimit të pasaktë për protestën në Zvërnec

ANILA HOXHA/ Bluzezinjtë

31/05/2026
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, policia shoqëron një person

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, policia shoqëron një person

31/05/2026
2 orë protestë në Tiranë kundër qeverisë pas dhunës në Zvërnec

2 orë protestë në Tiranë kundër qeverisë pas dhunës në Zvërnec

31/05/2026
LISTA E PLOTË/ Publikohen fituesit e garës për anëtarë të Këshillit Kombëtar të PD

LISTA E PLOTË/ Publikohen fituesit e garës për anëtarë të Këshillit Kombëtar të PD

31/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Çmenduria e vërtet e çmimeve të biletave në Finalet e NBA Kincks vs Spurs 

Çmenduria e vërtet e çmimeve të biletave në Finalet e NBA Kincks vs Spurs 

31/05/2026
Pezullohet drejtori i Policisë së Vlorës pas raportimit të pasaktë për protestën në Zvërnec

ANILA HOXHA/ Bluzezinjtë

31/05/2026
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, policia shoqëron një person

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, policia shoqëron një person

31/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.