Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Arrestim në Tiranë i anëtarit të “Ndrangheta”: Shitën 1 ton drogë, 28 të ndaluar në total

09/07/2025
Arrestim në Tiranë i anëtarit të “Ndrangheta”: Shitën 1 ton drogë, 28 të ndaluar në total
Share on FacebookShare on Whatsapp

Një operacion i gjerë ndërkombëtar i zhvilluar mes autoriteteve italiane dhe Policisë së Shtetit shqiptar ka çuar në arrestimin në Tiranë të shtetasit Elis Roga, me origjinë nga Berati, i dyshuar si pjesë e organizatës kriminale “’Ndrangheta”.

Operacioni u udhëhoq nga Antimafia e Romës dhe Zyra e Interforze, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Shtetit në Shqipëri. Bashkë me Roga-n janë arrestuar edhe 27 persona të tjerë, të përfshirë në një rrjet të gjerë kriminal që operonte në Itali dhe Shqipëri.

Sipas hetimeve, grupi kriminal dyshohet për një sërë veprash penale të rënda, përfshirë dhunë, pengmarrje, shantazh dhe trafik ndërkombëtar droge. Grupi i trafikantëve kishin shitur një sasi prej 1 ton kokaine dhe po aq hashashi, që sipas autoriteteve italiane, ishte destinuar për tregun europian.

Gjykata e Romës kishte nxjerrë një urdhër arresti për Elis Roga, i cili ishte larguar nga Italia për t’iu shmangur drejtësisë dhe kishte vijuar aktivitetin kriminal në Shqipëri. Ai u lokalizua dhe u arrestua në Tiranë pas një pune të koordinuar të strukturave hetimore shqiptare dhe italiane.

Hetimet pritet të shtrihen më tej, pasi dyshohet për përfshirjen e elementëve të tjerë në strukturat kriminale ndërkombëtare. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

EDONA HAKLAJ/ Edi Rama o hajdut! Sheshi u lirua

EDONA HAKLAJ/ Edi Rama o hajdut! Sheshi u lirua

24/03/2026
“Procesi intengrimit europian të Shqipërisë ndihmohet duke qenë të vërtetë”

Bardhi reagon ndaj deklaratës së Marta Kos: Askush s’ka të drejtë të fajësojë shoqërinë shqiptare për korrupsionin

24/03/2026
Flamur Noka: Suel Çela ka kërcënuar demokratët që të mos merrnin pjesë në Foltoren e SBerishës

PD sqaron largimin e dy këshilltarëve nga grupi në Bashkinë Durrës

24/03/2026
Kapet sërish në Vlorë peshku “Gjyle”, një nga më helmuesit e ujërave të kripura

Kapet sërish në Vlorë peshku “Gjyle”, një nga më helmuesit e ujërave të kripura

24/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

EDONA HAKLAJ/ Edi Rama o hajdut! Sheshi u lirua

EDONA HAKLAJ/ Edi Rama o hajdut! Sheshi u lirua

24/03/2026
“Procesi intengrimit europian të Shqipërisë ndihmohet duke qenë të vërtetë”

Bardhi reagon ndaj deklaratës së Marta Kos: Askush s’ka të drejtë të fajësojë shoqërinë shqiptare për korrupsionin

24/03/2026
Flamur Noka: Suel Çela ka kërcënuar demokratët që të mos merrnin pjesë në Foltoren e SBerishës

PD sqaron largimin e dy këshilltarëve nga grupi në Bashkinë Durrës

24/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.