Njënmakinë u plrmbys në Shupenzë ndërsa askush nuk e pa për gati 24 orë. Këtë mbrëmje makina u gjet sëbashku me drejtuesin në gjendje të rëndë.
“Sot me datë 06.06.2025, rreth orës 18.30, shërbimet e Policisë kanë marrë njoftim se pranë rreth rrotullimit të Shupenzës, është gjetur nga disa banorë të zonës një automjet i përmbysur pranë lumit.
Menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe nga verifikimet është identifikuar drejtuesi i automjetit shtetasi I.N., 35 vjeç, i cili ditën e djeshme ishte shpallur në kërkim, pasi babai i tij kallzoi se ishte larguar nga banesa”, njoftoi policia e Dibrës.
35-vjeçari, është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës. r.k





