Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Vrasje në Lezhë, e qëllojnë para derës së shtëpisë së tij në Tale

01/06/2025
Vrasje në Lezhë, e qëllojnë para derës së shtëpisë së tij në Tale
Share on FacebookShare on Whatsapp

Pjetër Kaza

Në fshatin Tale, Lezhë, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri shtetasi Pjetër Kaza, rreth 57 vjeç, banues në Tale.

Trupi i pajetë u gjet nga bashkëshortja e tij rreth orës 05:00, ndërsa dyshohet se ai është ekzekutuar me armë zjarri me silenciator.

Viktima ishte kthyer në shtëpi rreth orës 01:00.

“Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ngjarja ka ndodhur para banesës së tij, në kohën që shtetasi P. K., po kthehej për në banesë me automjetin e tij.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje janë nisur shërbimet e Policisë vendore të mbështetura nga Forca Kombëtare e Sigurisë, Njësia Shkodër.”, njoftoi policia e Lezhës.

Ndërkohë është ngritur një grup i posaçëm hetimor i cili ka shkuar në vendin e ngjarjes, dhe nën drejtimin e Prokurorit, po kryejnë veprimet hetimore me qëllim zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Policia dhe prokuroria dyshojnë se vrasja mund të jetë pjesë e një zinxhiri të gjatë gjakmarrjeje mes familjeve Kaza dhe Gjini, që ka nisur në vitin 1994 me ekzekutimin e Ndue Kazës, ish-shef i krimeve në Rrëshen. Për atë ngjarje u dyshuan vëllezërit Dod dhe Augustin Gjini.

Tre vite më pas, në vitin 1997, vëllai i viktimës, Martin Kaza, mori hak duke vrarë vëllezërit Gjini në qendër të qytetit të Laçit. Për këtë krim ai u dënua me 22 vite burg.

Hakmarrja u rikthye në prill të vitit 2024, kur në Bruksel u vra Agustin Kaza, një tjetër vëlla i Pjetrit. Ai u qëllua me armë zjarri në një lokal shqiptarësh në lagjen Schaerbeek, ku mbeti i vdekur në vend.

Ngjarja e fundit në Tale e çon në tre numrin e viktimave të familjes Kaza në këtë konflikt të përgjakshëm që vijon prej më shumë se 30 vitesh.a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DETAJET/ Ngjarja e rëndë në Memaliaj, si ndodhi vrasja, edhe një i plagosur rëndë

DETAJET/ Ngjarja e rëndë në Memaliaj, si ndodhi vrasja, edhe një i plagosur rëndë

21/04/2026
Pamje filmike nga takimet e Ergys Agasit me Ermal Beqirin dhe Mirlinda Karçanajn në zyrën e Agasit

LISTA/ SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro të Agasit, Beqirit, Karçanaj etj

21/04/2026
Pamje filmike nga takimet e Ergys Agasit me Ermal Beqirin dhe Mirlinda Karçanajn në zyrën e Agasit

SPAK dhe BKH sekuestrojnë pasuritë e grupit të AKSHI, mes tyre vila, skafi dhe miliona euro

21/04/2026
Vrasja në Podgoricë, në kërkim autori i dyshuar – publikohet fotografia

Vrasja në Podgoricë, në kërkim autori i dyshuar – publikohet fotografia

21/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DETAJET/ Ngjarja e rëndë në Memaliaj, si ndodhi vrasja, edhe një i plagosur rëndë

DETAJET/ Ngjarja e rëndë në Memaliaj, si ndodhi vrasja, edhe një i plagosur rëndë

21/04/2026
Pamje filmike nga takimet e Ergys Agasit me Ermal Beqirin dhe Mirlinda Karçanajn në zyrën e Agasit

LISTA/ SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro të Agasit, Beqirit, Karçanaj etj

21/04/2026
Pamje filmike nga takimet e Ergys Agasit me Ermal Beqirin dhe Mirlinda Karçanajn në zyrën e Agasit

SPAK dhe BKH sekuestrojnë pasuritë e grupit të AKSHI, mes tyre vila, skafi dhe miliona euro

21/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.