Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Detajet e SPAK, 52 urdhërarreste në Shqipëri e Itali, çfarë pasurish u sekuestruan, 2 kompani ndërtimi

21/05/2025
SPAK dhe Prokuroria e Barit godasin një nga grupet më të fuqishme kriminale
Share on FacebookShare on Whatsapp

Operacioni ndërkombëtar kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të parave me 52 masa sigurimi dhe miliona euro të sekuestruara në Shqipëri dhe Itali kreu edhe sekuestrime pronash e biznesesh në të dy vendet.

”Operacioni rezultoi në 52 masa sigurimi personale, përkatësisht: 29 masa sigurimi të vendosura nga Gjykata e Posaçme për anëtarë të grupeve kriminale që vepronin në Shqipëri; 1 urdhër ndalimi i lëshuar nga Prokuroria e Posaçme; 22 masa sigurimi të vendosura nga Gjykata e Barit në Itali.

Në total, janë proceduar 40 shtetas shqiptarë dhe 12 shtetas italianë, të përfshirë në tre grupe të organizuara kriminale – njëra me bazë në Durrës dhe dy të tjera në rajonin e Puglias, Itali”, njoftoi sot pasdite SPAK.

Gjatë hetimeve të zhvilluara në periudhën 2020–2025, janë dokumentuar 40 episode të trafikimit të lëndëve narkotike, përfshirë edhe sekuestrimin e sasive të konsiderueshme heroine dhe kokaine në Shqipëri, Itali dhe vende të tjera të Europës. Një nga episodet përfshinte transportin e 255 kg heroinë dhe kokainë në Bari, përmes korrierëve ndërkombëtarë.

SEKUESTRIMET E PASURIVE/
Në Shqipëri:

  • 2 kompani ndërtimi,
  • 4 shoqëri tregtare dhe restorante,
  • 1 agjenci pasurish të paluajtshme,
  • 1 TV kabllor,
  • automjete luksoze, para cash. Ato janë në fakt gjashtë shoqëri: Marquez e Ervin Zeqirit, Felix Vinum e Adi Çobës, Majestic Konstruksion Juxhin Drazhi, Portslade e Elvis Doçit, i njohur si Visi Pojës, Dubai Inn e Nexhmedin Danaj, dhe një stacion televiziv privat Vlora Cable e Nexhmedin Danaj, në Vlorë.

Më parë, gjatë hetimeve janë sekuestruar 3 milionë euro “cash”.

Në Itali:

  • 9 apartamente,
  • 4 kompani,
  • 7 llogari bankare,
  • 3 automjete, të sekuestruara në kuadër të masës së “sekuestros preventive”.

Hetimet u bazuan në metoda të avancuara hetimore si përgjime telefonike dhe ambientale, regjistrime video,vëzhgime dhe kontrolle,analiza të komunikimeve të koduara në platformën SKYECC, dëshmi të tre bashkëpunëtorëve të drejtësisë.

Autoritetet evidentuan se pagesat për lëndët narkotike kryheshin nga Italia drejt Shqipërisë përmes shoferëve të linjave ndërkombëtare të autobusëve, ndërsa vlera totale e transaksioneve të drogave të dokumentuara arrin në 4.5 milionë euro.

Gjithashtu, është dokumentuar edhe transferimi i mbi 500 mijë dollarëve nga Shqipëria drejt Amerikës Latine, si parapagim për një sasi prej 500 kg kokaine që nisej nga Guayaquil, Ekuador. r.k

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Ish-krerët e UÇK-së japin deklaratat përmbyllëse në Hagë, vendimi pritet brenda 90 ditësh

Ish-krerët e UÇK-së japin deklaratat përmbyllëse në Hagë, vendimi pritet brenda 90 ditësh

18/02/2026
Polici Këshillues, ja shkeljet që nuk përfitojnë gjoba

Aksident i rëndë në autostradën Fier Lushnjë, një pa jetë

18/02/2026
Nëntë të rinj shqiptarë rrihen me njëri-tjetrin, disa përfundojnë në urgjencë

Vëllai i deputetes arrestohet në Itali

18/02/2026
Berisha pret eurodeputetin Gahler: ‘Skandali Balluku’ po përdoret nga Rama kundër integrimit

Berisha pret eurodeputetin Gahler: ‘Skandali Balluku’ po përdoret nga Rama kundër integrimit

18/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Ish-krerët e UÇK-së japin deklaratat përmbyllëse në Hagë, vendimi pritet brenda 90 ditësh

Ish-krerët e UÇK-së japin deklaratat përmbyllëse në Hagë, vendimi pritet brenda 90 ditësh

18/02/2026
Polici Këshillues, ja shkeljet që nuk përfitojnë gjoba

Aksident i rëndë në autostradën Fier Lushnjë, një pa jetë

18/02/2026
Nëntë të rinj shqiptarë rrihen me njëri-tjetrin, disa përfundojnë në urgjencë

Vëllai i deputetes arrestohet në Itali

18/02/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.