Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

GJKKO çon në gjyq çështjen Berisha e Malltezi, a ndërhyri Gjykata e Lartë në këtë çështje

19/05/2025
Sali Berisha mbaron seancën e pyetjeve: Ja çfarë u thashë në SPAK, gjeta aty një grup të terrorizuar
Share on FacebookShare on Whatsapp

Gjykata e Posaçme kaloi sot për gjykim dosjen “Partizani” me të akuzuar kryetari i PD, Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi.

Berisha akuzohet për korrupsion pasiv dhe është në fuqi masa e sigurisë “detyrim paraqitje”. Për Malltezin rëndojnë dy akuza për korrupsion pasiv dhe pastrim parash ndërsa ai vijon të mbetet në “arrest shtëpie”.

Avokati i Berishës, Genc Gjokutaj tha për mediat se vendimet e marra nga gjyqtarja Irena Gjoka janë të pavlefshme.

“Të gjitha vendimet e marra prej Irena Gjokës janë të pavlefshme. Gjykata vendosi ta kalojë për gjykim çështjen. Gjykata sot vendosi ta kalojë për gjykim çështjen, ndërkohë që po kjo gjyqtare në po të njëjtat kushte në rastin e çështjes Dakos e ka kthyer pa kërkim të palës çështjen për plotësim hetimor, ndërsa në rastin konkret e çoi çështjen në gjyq. Dua të theksoj se kjo pavlefshmëri prej dy vitesh mban zotin Malltezi në “arrest shtëpiak”. Dhe zotin Berisha për aq kohë sa ishte në arrest shtëpia, si pasojë e kësaj vendimmarrje të paligjshme të kësaj gjyqtareje. Rama përmes agjencisë së tij, GJKKO-së, e realizoi edhe këtë fazë, për ta dërguar çështjen në gjyq. Së fundmi Gjykata e Lartë ka hapur një praktikë në kundërshtim me ligjin që thotë se seanca paraprake nuk mund ta pushoj çështjen. Ose ta çojë në gjyq ose ta kthejë mbrapsht pasi është Gjykata e Themelit ajo që jep vendim në lidhje me fajësinë ose jo. A thua se ne nuk e dinim këtë. Këto janë tentakulat, metastazat ligjore që kanë kapur Gjykatën e Lartë dhe Kushtetuesen. Ne nuk kemi kërkuar gjykim e shkurtuar për dy arsye. E para sepse mungon fakti penal dhe nuk kemi çfarë të shkurtojmë apo zgjasim. Dhe e dyta në momentin kur konstatojmë akte të pavlefshme, gjykimi i shkurtuar automatikisht është i rrëzuar. Kjo gjykata këtë bëri, i vleftësoi ato akte, i dha vlerën dhe i çoi në gjyq”, tha Gjokutaj. r.p

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Bëhet për spital aktivisti i opozitës nga Dajçi, qëllohet në Mamurras

Bëhet për spital aktivisti i opozitës nga Dajçi, qëllohet në Mamurras

10/05/2026
Ambasadori i BE-së: Parlamenti të zbatojë vendimet e Kushtetueses sic janë

Ambasadorët ndahen me Berishën në kritikat ndaj Gonzatos

10/05/2026
Gjykata e Lartë e ndryshon praktikën për “arrestin në burg”, indirekt përfitojnë ata me akuza korrupsioni

Gjykata e Lartë shkakton rradhë të gjatë tek GJKKO, Beqaj dhe Veliaj kërkojnë të kthehen në shtëpi

10/05/2026
Sarandë, vidhet banesa e biznesmenit,  hajdutët ndiqen nga fshati

EMRAT/ Eksploziv në makinë në Konispol, policia gjen dy autorët

10/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Bëhet për spital aktivisti i opozitës nga Dajçi, qëllohet në Mamurras

Bëhet për spital aktivisti i opozitës nga Dajçi, qëllohet në Mamurras

10/05/2026
Ambasadori i BE-së: Parlamenti të zbatojë vendimet e Kushtetueses sic janë

Ambasadorët ndahen me Berishën në kritikat ndaj Gonzatos

10/05/2026
Gjykata e Lartë e ndryshon praktikën për “arrestin në burg”, indirekt përfitojnë ata me akuza korrupsioni

Gjykata e Lartë shkakton rradhë të gjatë tek GJKKO, Beqaj dhe Veliaj kërkojnë të kthehen në shtëpi

10/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.