Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

PD publikon emrat e patronazhistëve të votës, sipas saj. Zonat e aktivitetit

09/05/2025
PD publikon emrat e patronazhistëve të votës, sipas saj. Zonat e aktivitetit
Share on FacebookShare on Whatsapp

PD ka publikuar sot disa prej emrave të patronazhistëve apo emrave të denoncuar nga ana e qytetarëve apo e strukturave të Partisë Demokratike në qarqe, të cilët janë përfshirë, siç deklaroi deputetja Albana Vokshi, si në shantazhimin e votës së qytetarëve, ashtu edhe në krimin elektoral të shitblerjes së votave.

EMRAT E PUBLIKUAR NGA PD/ Po e nis me Durrësin, pra me qarkun Durrës. Në lagjen 3 është Roni Shqopa; në lagjen 10, Gëzim Kosovari; Gjergji Dauti, i cili është edhe ati i kryeinxhinierit të UKD-së, në lagjen 13, Durrës, Redi Tabaku. Pra, po lexoj emra të personave të përfshirë në krimin elektoral të Shqipërisë. Në lagjen 15, Feta Mataj; në lagjen 18, Erion Koçllari; në lagjen 19, dhe Evis Pengili, drejtor i Kadastrës; gjithashtu edhe Edmond Kumaraku, i përfshirë në blerje votash në Rimini, pra në diasporë. Ai është punonjës i ambasadës në Romë, për të cilin jemi informuar se është shkarkuar për korrupsion dhe ka krijuar edhe një shoqatë që e përdor për blerje votash në diasporë.

Në Shijak janë Saimir Tusha dhe Jul Balla. Në Shkallnur dhe Arapaj, Durrës: Artur Feta; në lagjen 18, Emilian Lako, Skjerdi Bello. Në Shijak, përsëri, Artans Sabri Nurka; në Ujësjellës Fermësukth, Blendi Shika; në Gojas, Muhamet Nica; në Borak, Vilson Aliaj, që është edhe shoferi i kryetarit të bashkisë. Në lagjen 8, Klajdi Senko dhe Hamdi Vath Llana. Një tjetër person në Arapaj të Durrësit është Indrit Gjoka, dhe në Rromanat e Durrësit, Flamur Gjuzi.

Sa i përket një bashkie tjetër në këtë qark, është bashkia Vorë, ku dua të theksoj faktin se po punohet në mënyrë intensive në bashkëpunim me elementë kriminalë me precedentë penalë. Është ministri Blendi Gonxhe, i cili ka reaktivizuar këta elementë kriminalë në bashkinë Vorë. Bëhet fjalë për persona të dënuar më parë për vepra penale si vrasje apo trafik droge. Ky grup, në bashkëpunim me kryetarin e bashkisë Blerim Shera dhe shefin e komisariatit Elton Shahinaj, përdor edhe ambientet e bashkisë Vorë për të shpërndarë blerje monetare në këmbim të votave.

Gjithashtu, kanë krijuar dhe një rrjet tjetër për shitblerje votash, ku përmendim: Flore Zela, Arlin Papa – drejtor shërbimesh në bashkinë Vorë – i cili është përqendruar në gjashtë qendra të Vorës; Julian Kasa – inspektor i KMT; Ermal Dedej – në lagjen Pizzarë; Mont Sula – në Vërdull; Vladimir Disha – në Kuq e Pizzarë; Agron Mora.

Kemi referuar të dy rastet, pra të Durrësit dhe të Vorës, në SPAK, duke dhënë edhe detaje të tjera.

Sa i përket qarkut të Korçës, vihet re intensifikimi i shitblerjes së votave, kryesisht në Devoll, por edhe në bashki të tjera të Korçës. Jemi informuar se në hotel “Kleva” është Valent Nallbati, i cili e ka kthyer këtë hotel në bazë për shpërndarje parash për shitblerje votash. Po ashtu, edhe në Maliq apo në zona të tjera është zv.ministri Jaupllari, për të cilin janë bërë denoncime publike edhe nga kandidati i Partisë Demokratike, z. Edmond Spaho, por edhe nga portale të tjera, se shpërndan para në këmbim të votave.

Në qarkun Kukës, në bashkinë Kukës, në njësinë administrative Shishtavec, si dhe në Zapod, janë të përfshirë drejtues të drejtorive rajonale, të shkollave dhe njësive administrative që ushtrojnë presion mbi administratën shtetërore. Në Shishtavec janë Sami Mata – kryeinspektor i punës në Kukës, administratori i njësisë administrative, administratori i njësisë ekonomike dhe drejtori i shkollës së Shishtavecit. Po ashtu, në njësinë administrative të Topojanit: Agron Hoxha – drejtor i Tatimeve Kukës, administratori i njësisë dhe drejtori i shkollës. Në Zapod: Alpert Muja – drejtor i AKP rajonale, administratori i njësisë dhe drejtori i shkollës në Zapod.

Në Mamurras është bërë publik rasti që është referuar edhe në SPAK. Personat e përfshirë në shitblerjen e votës janë: Bashkim Lika – ish-kryeplak i Fushë-Mamurrasit, Afrim Memas, Alban Myftari, Klot Preçi – punonjës të bashkisë Mamurras, Sham Preci, Iris Menga – punonjëse në bashkinë Mamurras, Dor Menga, Fran Menga, Rigel Sleshi, Bernard Pali, Rudolf Toma – punonjës të bashkisë Mamurras, Simon Pernika dhe Artan Preci – kryetar i njësisë Milot.

Dua të theksoj se Partia Demokratike ka krijuar një portal në faqen zyrtare të saj në pd.al me titull “Krimi Zgjedhor”, dhe pjesë e këtij portali është “Muri i Zi i Patronazhistëve”. Janë publikuar emra patronazhistësh nga qarqe dhe bashki të ndryshme. Kjo punë vazhdon dhe çdo rast patronazhimi apo shitblerjeje votash do të publikohet në këtë faqe, në “Murin e Zi” të patronazhistëve dhe blerësve të votës, si dhe do t’i referohet KQZ-së dhe organeve të tjera ligjzbatuese. r.p

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Ekzekutimi në Kurbin, në kërkim Emiljan Suti me precedentë kriminalë

Ekzekutimi në Kurbin, në kërkim Emiljan Suti me precedentë kriminalë

10/07/2026
Vritet me armë zjarri në Laç Ilirjan Lika, i skeduar nga policia

Vritet me armë zjarri në Laç Ilirjan Lika, i skeduar nga policia

09/07/2026
Lapaj, akuza policisë për arrestimin e fermerit nga Korça: Hajdutët kthehen në zyrë, të rinjtë zvarriten në protestë

AKSION I BEFTË&EMRAT/ Tjetërsim pronash në Durrës, 10 persona nën masa sigurie, 4 në kërkim

09/07/2026
DITA 39/ “Ne nuk na kërcehet, ne na protestohet”, i riu: Kur Shqipëria digjet, ne luftojmë

DITA 40/ Protesta kundër qeverisë, qytetarët ritheksojnë kërkesat

09/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Ekzekutimi në Kurbin, në kërkim Emiljan Suti me precedentë kriminalë

Ekzekutimi në Kurbin, në kërkim Emiljan Suti me precedentë kriminalë

10/07/2026
Vritet me armë zjarri në Laç Ilirjan Lika, i skeduar nga policia

Vritet me armë zjarri në Laç Ilirjan Lika, i skeduar nga policia

09/07/2026
Lapaj, akuza policisë për arrestimin e fermerit nga Korça: Hajdutët kthehen në zyrë, të rinjtë zvarriten në protestë

AKSION I BEFTË&EMRAT/ Tjetërsim pronash në Durrës, 10 persona nën masa sigurie, 4 në kërkim

09/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.