Edi Rama vazhdon telenovelën, sërish letër-show të hapur Lulzim Bashës

Edi Rama vazhdon telenovelën, sërish letër-show të hapur Lulzim Bashës

48
0
Shares

Kryeministri Edi Rama ka vazhduar sërish sot shoë-n e tij mediatik, duke zhurmuar me një tjetër “letër të hapur” adresuar kreut të PD-së, Luzlim Basha.
Sipas letrës së hapur, Rama pranon dhe pohon se nuk pranon rekomandimet e Venecias, sepse ato nuk pranohen nga SHBA/BE.
Kryeministri shkon edhe më tej, kur kërkon një debat publik me kreun e opozitës për reformën në drejtësi.

Letra e radhës e hapur e Edi Ramës

“Zoti Rama, Lëri letrat e hapura dhe shfaqjet publike. Reforma në drejtësi kërkon seriozitet dhe impenjim, jo tallje e as manovra politike. Propozimi ynë bazohet 100% tek rekomandimet e Venecias, të cilat PD dhe PS i kanë pranuar si udhërrëfyesin e vetëm. Autorizo negociatorët e PS ti rikthehen negociatave për zgjidhje. Negociatorët e PD janë, siç e dini, të gatshëm që sot”.

Zoti kryetar i PD,
e lexova me keqardhje dje këtë reagim destruktiv Tuajin ndaj letrës sime publike dhe lejomëni t’Ju rikujtoj publikisht, që propozimi Juaj “i bazuar 100% te rekomandimet e Venecias” jo vetëm nuk njihet si i tillë nga SHBA/BE, po është refuzuar kategorikisht dhe publikisht prej tyre.
Si mund ta pranojë qeveria e këtij vendi një “zgjidhje” të papranueshme për SHBA/BE, e cila hedh në erë themelet e Reformës në Drejtësi dhe hap një hendek të pakapërcyeshëm në rrugën e Shqipërisë drejt çeljes së negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian?!
Si dhe çfarë mund të negociojnë negociatorët sipas Jush, për sa kohë PD nuk lëviz nga ky propozim, që ka si kusht përjashtimin de facto të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit në procesin e pastrimit të sistemit nga gjykatësit e prokurorët e korruptuar?!
Si ka mundësi që pasi ka shteruar gjithë uji i Venecias, Ju të bëni shurdhin kryeneç ndërkohë që kambanat e alarmit për Shqipërinë bien nga të katër anët, e të përsërisni nga bunkeri ku jeni kyçur bashkë me Partinë Demokratike, të njëjtën kërkesë të papranueshme për të gjithë?!
I dashur Lulëzim,
thirrini mendjes, çlirohuni nga frika prej Reformës në Drejtësi dhe mos viktimizoni, për llogari të një grushti të korruptuarish, një popull të tërë që ka sot të drejtën e tij sovrane për të marrë mbrapsht, hakun e ngrënë 25 vjet me radhë nga të inkriminuarit që mbajnë peng drejtësinë në Shqipëri!
Ju kam propozuar të na paraqisni çdo ndryshim të dëshiruar që mund të gjejë dakordësinë e SHBA/BE dhe do ta pranojmë e do ta votojmë pa lëvizur asnjë presje. Ky propozim është shumë serioz dhe mbetet në fuqi deri në orën 10.00 të datës 21 korrik, kur ne do të hyjmë në sallën e Kuvendit për të votuar reformën.
Unë jam gati të takohem me Ju që nesër për të diskutuar ballë për ballë në kërkim të zgjidhjes së këtij ngërçi absurd. Madje jam gati, që nesër, të debatojmë edhe përpara shqiptarëve, në çdo format televiziv të pranueshëm për Ju, mbi pikën që ndan jo thjesht qëndrimet tona, po qëndrimet Tuaja, të Partisë Demokratike, me qëndrimin e unifikuar të shumicës sonë qeverisëse, të Shteteve të Bashkuara e të Bashkimit Europian.
Koha vrapon sfida është historike!
Edi Rama

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY