Rama u krenua me Lamborghinin, sepse ai krenohet vetëm me luksin! Ai e njeh Dibrën aq sa e njihte Toni Gogu, Hajredin Pashën, deklaroi sot në Dibër, kreu i PD, Sali Berisha.
“Edi Rama erdhi këtu dy herë, mirëpo si erdhi miq?
E kuptova se e njihte Dibrën njëlloj sa Toni Gogu, Hajredin Pashën.
Po miq, tani do ia them unë dy fjalë këtu.
E kam treguar njëherë këtu në Dibër, por po e tregoj përsëri.
Kam pasur një mik shumë të shquar. Një nga njerëzit më të mençur që kam takuar në jetën time, ish-ministër i shtatë qeverive britanike dhe që e kishte kaluar kohën e luftës në Shqipëri.
Ky njeri kishte njësinë e parë të qëndresës kundër pushtimit nazifashist, kishte bashkuar Abaz Kupin, Sait Kryeziun dhe Lazër Fundon. Ky ishte Xhulian Emeri, biri i një aristokrati të shquar britanik.
Po bisedoja një ditë me të, po i flisja për traditën tonë.
Ai vetë kishte mbaruar një prej kolegjeve më të njohura të Kembrixhit.
Më thotë Sali, universiteti më i madh i jetës time ka qenë oda e Dibrës.
Ndaj dhe ua thashë atë, që Edi Rama e njeh Dibrën, si Toni Gogu, Hajredin Pashën”, theksoi Berisha. m.k





