Kreu i PD, Sali Berisha tha sot në një takim në Bulqizë se qeveria e tij do të mbrojë shëndetin e minatorëve. Renta minerare do t’i mbetet komunitetit lokal, tha ai.
“Trajtimi mjekësor do jetë krejtësisht i veçantë, sipas profilit të minierave.
Do mbrohet me çdo kusht shëndeti juaj.
Minierat kanë grimcat, është e njohur.
Pra, shëndeti i minatorit do ketë një përparësi të madhe.
Karta e konsumatorit do shtrihet tek të gjithë minatorët, zjarrtarët, gjeologët.
Karta e konsumatorit do të thotë që do blini çdo gjë që u duhet për jetesën tuaj 20 përqind më lirë.
Tjetër. Ne futëm për herë të parë rentën sepse ne jemi parti e takave të ulëta. Ajo taksë të ngelej për Bulqizën, për shkollat, për qendrën shëndetësore.
Merr fund!
Dhe marrëveshja ndërkombëtare e Shqipërisë për rentën ka këtë përcaktim.
Renta u vendos mbi një kuadër ndërkombëtar të OKB, sipas të cilës ajo duhet të merret dhe t’u jepet autoriteteve lokale për nevoja. Këta e grabisin, e marrin vetë.
Merr fund ajo. Renta do i mbetet komunitetit lokal.
Dhe ky status, kjo situatë do shtrihet në të gjithë Shqipërinë. Pa përjashtim”, tha Berisha në fjalën e tij.
Në vijim Berisha tha se Made in Albania është shtylla e dytë kryesore e prodhimit tonë. Krenaria jonë është prodhimi ynë kombëtar.
“Dhe ne mund të nxjerrim minerale ndoshta më shumë se çdo vend tjetër në Ballkan. Askush nuk ka shumëllojshmërinë e mineraleve dhe minierave tona.
Jo vetëm do i nxjerrim, por do i shndërrojmë më pasuri dhe mirëqenie për ju.
Unë përgëzoj zotin Spahiu për angazhimin e tij direkt dhe zotin Gëzim Kalaja, që me aq vendosmëri ka mbrojtur kauzën tuaj. Kauza juaj është e drejtë dhe ajo kauzë me datën 11 Maj triumfon në mënyrë përfundimtare.
Unë personalisht u them ju se atë e grupoi si një borxh që Shqipëria ka ndaj jush. Dhe borxhi do kthehet. Borxhliu që nuk kthen borxhin është i mjerë.
Ne do u vendosim ju në piedestalin që meritoni!
Miq, ky është programi ynë për minatorët.
Por dëgjojeni pak programin tjetër. Një pyetje t’u bëj, po çfarë i hyn në punë minatorëve që rraskapiten 8 orë në galeri, Lamborghini i Noizit? Më thoni ju mua?
Çfarë u sjell minatorëve Lamborghini i Noizit. Unë nuk i them se je i rrjedhur Edi Rama.
Edi, nuk je i rrjedhur, por je i trembur. Je i tmerruar”, tha Berisha. r.p





