Majlinda Andrea, gjyqtarja e Gjykatës së Lartë e arratisur pas publikimit të aferës së saj 50 mijë dollarësh për një vendim gjyqësor, ka një karrierë 8-vjeçare në këtë gjykatë.
Ajo u dekretua nga ish-Presidenti Bamir Topi, në 8 korrik 2008. Dekretimi i saj, korrespondon me periudhën e përplasjeve të ish-mazhorancës me ish-Presidentin, për mos-konsultimet e ish-Kreut të Shtetit me Kuvendin, për kandidaturat e Gjykatës së Lartë, të propozuara prej tij.
Ish-kreu i Shtetit arriti “ta kapërcejë” këtë “pengesë”, dhe e “ligjëroi” emërimin edhe të Majlinda Andreas.
Më se tre javë pas dekretimit, në Presidencë u zhvillua edhe ceremonia e dekretimit, nga ish-Presidenti i Republikës Bamir Topi, të gjashtë anëtarëve të rinj të Gjykatës së Lartë, Ariana Fullani, Aleksandër Muskaj, Evelina Qirjako, Guxim Zenelaj, Majlinda Andrea dhe Andi Çeliku.
Në këtë ceremoni, ish-Presidenti u dorëzoi dekretet anëtarëve të rinj duke u uruar punë të mbarë dhe suksese në detyrën e tyre të re dhe shumë të rëndësishme.
D E K R E T
PËR
EMËRIMIN E ANËTARES SË GJYKATËS SË LARTË
Në mbështetje të nenit 136, pika 1, të Kushtetutës,
D e k r e t o j
Neni 1
Zonja Majlinda ANDREA, emërohet anëtare e Gjykatës së Lartë.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 5795
Tiranë, më 08.07.2008
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BAMIR TOPI
Presidenti Topi u dorëzon dekretet gjashtë anëtarëve të rinj të Gjykatës së Lartë
31 korrik 2008
Sot në Presidencë u zhvillua ceremonia e dekretimit, nga Presidenti i Republikës Prof. Dr. Bamir Topi, të gjashtë anëtarëve të rinj të Gjykatës së Lartë, Ariana Fullani, Aleksandër Muskaj, Evelina Qirjako, Guxim Zenelaj, Majlinda Andrea dhe Andi Çeliku.
Pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe leximit të dekreteve përkatëse nga Sekretari i Përgjithshëm, z. Aleksandër Flloko, Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi u dorëzoi dekretet anëtarëve të rinj duke u uruar punë të mbarë dhe suksese në detyrën e tyre të re dhe shumë të rëndësishme.
Në ceremoni ishin të pranishëm Ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Vladimir Kristo, Ambasadori i OSBE-së, Robert Bosh, Nënkryetari i KLD-së, Kreshnik Spahiu, përfaqësues të Misionit të asistencës ligjore EURALIUS, të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë, anëtarë të Gjykatës së Lartë si dhe juristë, gjyqtarë dhe personalitete të fushës së jurisprudencës.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/